Njoftim - KRPP më afër me qytetarin dhe partnerët!


Së shpejti me Webfaqe të re, rrjetin social - Facebook dhe logon e re

Me qëllim të transparencës, llogaridhënies, efikasitetit, bashkëpunimit dhe fuqizimit të marrëdhënieve me publikun, Bordi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kryesuar nga z. Osman Vishaj, ka vendosur që nga java e ardhshme të lansojë webfaqen e re të KRPP-së, faqen e saj në rrjetin social në Facebook dhe logon e re të KRPP-së. Puna disa mujore e bërë nga departamenti i IT-së me përkrahjen nga aktiviteti i USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, së shpejti do të ndahet me të gjithë akterët e Republikës së Kosovës dhe më gjerë. Për orientim sa më të mirë të këtyre aktiviteteve, bashkëngjitur më poshtë të këtij njoftimi, gjeni linqet, sqarimet dhe fotot e ballinës kryesore.

Linku i webfaqes së re: www.krpp.rks-gov.net e ndërlidhur me linkun e vjetër:https://e-prokurimi.rks-gov.net





Në këtë webfaqe janë bartur të gjitha të dhënat relevante nga faqja e vjetër. Faqja e vjetër do të mbetet vetëm si link që do të ndërlidhet direkt me webfaqen e re, prandaj tani e tutje të gjitha informatat do të publikohen në webfaqen e re.

Linku i rrjetit social në Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=100089577137622



Ky rrjet kryesisht do të shërbejë për informimin / publikimin e njoftimeve dhe lajmeve në mënyrë që KRPP të jetë sa më afër me Autoritetet Kontraktuese, Operatorët Ekonomik, Shoqërinë Civile dhe Mediat.


Logo e re:


Përshkrimi i logos së re: Katrorët me ngjyrë ari përveç simetrisë që paraqesin Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) si institucion që funksionon në harmoni të plotë me ligjet, rregullat, si dhe në linjë me institucionet tjera relevante në Republikën e Kosovës, paraqesin edhe rolin e saj të kornizës rregullative në fushën e prokurimit publik. Po ashtu, katrorët në dukje kanë edhe formë të dokumenteve qe ndërlidhen me elementin e përgatitjes së tenderëve, shqyrtimit, monitorimit, analizimit dhe vendimmarrjes në tërë ciklin e procesit të prokurimit publik. Shkurtimisht, thjeshtësia, simetria dhe ngjyrat janë ne përputhje me natyrën e KRPP-së si institucion rregullativ në fushën e prokurimit publik.



>