Njoftim - Vendim per AK dhe OE
Njoftim - Vendim per AK dhe OE
05.07.2018
ShkarkoKy vendim hyn ne fuqi ditën e nënshkrimit dhe do te mbetet i vlefshëm deri ne një vendim tjetër.
Në mbështetje të paragrafit 1, të nenit 129 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe ne mbështetje te vendimit e Qeverise se Republikës se Kosovës Nr., 18/140 i datës 05.04.2017 Bordi i KRPP-se merre këtë;
VENDIM
1. Te gjitha aktivitetet e prokurimeve te centralizuar te cilat do te zhvillohen nga Agjencia Qendrore nga data 05.07.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen ne ose pas kësaj date) do te jene krejtësisht elektronike duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike).
2. Te gjitha aktivitetet e prokurimeve me vler te madhe te cilat do te zhvillohen nga Autoritetet kontraktuese nga data 01.09.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen ne ose pas kësaj date) do te jene krejtësisht elektronike duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike).
Me këtë vendim i lejohet AQP-se përkatësisht te gjitha Autoriteteve Kontraktuese qe ne te gjitha aktivitetet e Prokurimit te specifikuar me lart dhe te iniciuara ne ose nga datat e cekura me lart te vendosin kushtet dhe te pranojnë nga operatoret ekonomik vetëm ofertat e dorëzuar ne forme elektronike.
Te gjitha kushtet tjera për përdorimin e platformës elektronike mbesin te pa ndryshuara.