Arkivi i Lajmeve


Trajnimi u mbajt nga ekspertet e projektit te USAID (KMI) te cilët kane elaboruar dhe diskutuar mjafte mire me pjesëmarrësit çështjet te cilat kane te bëjnë me temat e modulit . Ju njoftojmë se KRPP-ja  ne bashkëpunim me USAIDI-ne , do të vazhdojë që përmes trajnimeve të ngritë kapacitetet profesionale të zyrtarëve përgjegjës të Autoriteteve Kontraktuese  në fushën e prokurimit publik.


Në mbështetje të kërkesave të Autoriteteve Kontraktuese për trajnime ne fushën e prokurimit publik  KRPP dhe USAID kane filluar një bashkëpunim për organizimin e trajnimeve te përbashkëta  te cilat trajnime kane për qellim ngritjen e kapaciteteve profesionale  te stafit ne Autoritete Kontraktuese te Kosovës.

Një trajnim i tillë u mbajte edhe sot me datën 13.06.2024  ne sallat e Hotel Emerald  ne te cilën morën pjesë një numër prej 18 zyrtareve te disa komunave  siç janë : komuna e Vitisë, Prizrenit , Ferizajt  dhe Malishevës.  

Mirëseardhje në trajnim  me një fjalë rasti, pjesëmarrësve ju ka uruar Znj. Sanije Kelmendi - Zv. Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Integrime ne KRPP e cila ne emër te KRPP-se i falënderoj përfaqësuesit e USAID gjegjësisht projektin KMI (Integriteti i Komunave te Kosovës )  për bashkëpunimin dhe mbështetjen  ne organizimin përbashkët  te trajnimeve për prokurim public.

Ne trajnim morën pjesë  pjesëmarrës të cilët kanë diskutuar për praktikat më të mira dhe vështirësitë më të cilat përballen zyrtaret e AK në proceset e Udhëheqjes se projekteve ,para tenderimit , gjate tenderimit dhe pas nënshkrimit te kontratave siç është edhe  menaxhimi  i kontratave në platformën e – prokurimit.



>