Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.7 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron interpretim ligjor si në vijim:
Procedura e rishikimit në radhë të parë rregullohet me nenin 108/A (zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve) të LPP-së. Paragrafit 1 i këtij neni përcakton si në vijim:
“1. Çdo palë e interesuar e cila mendon se të drejtat e tij/saj, siç parashikohet me këtë ligj, janë shkelur nga vendimi i një autoriteti kontraktues gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit dhe i cili është dëmtuar apo rrezikon të dëmtohet nga një shkelje e pretenduar, mund të paraqesë një kërkesë për rishqyrtim pranë atij autoriteti kontraktues...”
Ndërsa, paragrafit 3 i këtij neni afatet kohore për parashtrim të kërkesës për zgjidhje preliminare pranë Autoritetit Kontraktues i parasheh si në vijim:
“3. Kërkesa për shqyrtim duhet të dorëzohet tek autoriteti përkatës kontraktues, me postë ose me çdo mjet tjetër të komunikimit të lejuar me këtë ligj, brenda afateve të mëposhtme:
- në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me njoftimin e kontratës ose me dokumentet e tenderit brenda pesë (5) ditëve para afatit të fundit për dorëzim të ofertave;
- në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me vendimin për dhënie të një kontratë ose të një konkursi të projektimit, brenda afatit prej pesë (5) ditëve pas datës së njoftimit për dhënien e kontratës ose njoftimit mbi rezultatet e konkursit të projektimit që i është dërguar ankuesit;
- në qoftë se shkelja e supozuar ka të bëjë me vendimin për anulimin e procedurës së prokurimit, brenda pesë (5) ditëve nga data kur aktiviteti i prokurimit është anuluar zyrtarisht përmes njoftimit për anulim.”
Mos respektimi i afateve kohore për dorëzim të kërkesës për rishqyrtim të vendimit, pran Autoritetit Kontraktues, sipas paragrafëve 8. dhe 8.1 të po këtij neni do të rezultojë me refuzim të kërkesës.
Pra paragrafi 8, nën paragrafi 8.1 i këtij neni përcakton si në vijim:
“8. Autoriteti kontraktues do ta refuzojë një kërkesë për rishqyrtim kur:
- kërkesa nuk dorëzohet brenda afateve kohore të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni;
Bazuar në nenin 108/A:
- OE, mund të vendos për një zgjidhje paraprake te mosmarrëveshjes pranë AK ndaj një vendimi të marrë nga vetë AK.
- Në bazë të kushteve të parashikuara në paragrafin e mëparshëm, afati kohor për parashtrimin e kërkesës për rishqyrtim të vendimit të AK-ës është i pakundërshtueshëm.
- Kur kërkesa për rishqyrtim nuk është paraqitur në afat të përcaktuar ligjor, AK do të refuzojë kërkesën.
Me nenin 108/A të LPP-ës nuk është e qartë nëse kërkesa për rishqyrtim pranë AK, është e detyrueshme ose jo në mënyrë që të paraqitet një ankesë në OSHP.
Neni 108 në fakt përshkruan të drejtën opsionale ("mund"), por duke lexuar nenin 109 të vetë LPP, kërkesa për rishqyrtim duket të jetë si një fazë e detyrueshme paraprake në mënyrë që të paraqitet një ankesë pranë OSHP-së.
Neni 109, paragrafët 1 dhe 2, në fakt parashikojnë që:
“1. Kundër çdo vendimi të marrë nga autoriteti kontraktues në përputhje me rrethanat e nenit 108/A çdo palë e interesuar mund të parashtrojë ankesë pranë OSHP-së. Ankesa duhet të dorëzohet vetëm pas udhëheqjes së një procedure paraprake për zgjidhje të mosmarrëveshjes në përputhje me nenin 108/A të këtij ligji.
“2. Ankesa pranë OSHP-së duhet të dorëzohen brenda dhjetë (10) ditëve pas vendimit të lëshuar nga autoriteti kontraktues në procedurën paraprake të zgjidhjes së mosmarrëveshjes në përputhje me nenin 108/A të këtij ligji.”
Për më tepër neni 111, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9 përcakton:
"1. Çdo palë e interesuar mund të dorëzojë ankesë në OSHP-së, sidoqoftë OSHP do të marrë masa vetëm nëse ankesa e tillë:
1.9 e ka të bashkangjitur një kopje të vendimit të miratuar nga autoriteti kontraktues gjatë kontekstit paraprak të zgjidhjes së mosmarrëveshjes në përputhje me nenin 108/A;”
Pra, nga leximi i përbashkët i dispozitave të përmendura më lart, është e qartë se shqyrtimi paraprak pranë AK në fjalë është një fazë paraprake e detyrueshme qe duhet te ndodh para parashtrimit të ankesës në OSHP.
Në rastin konkret Operatori Ekonomik ka paraqitur një kërkesë për shqyrtim tek autoriteti kontraktues, pas afatit të dorëzimit. Përkundër kësaj, Autoriteti Kontraktues ka shqyrtuar kërkesën dhe ka lëshuar një vendim refuzues duke mos marrë në konsideratë çështjen e afatit. Pas refuzimit të AK-së, OE ka paraqitur ankesë pranë OSHP-së, brenda afatit të caktuar.
Nga dispozitat e përbashkëta të dispozitave të përmendura më lart, është mjaft e qartë se vendimi i miratuar nga ana e AK-së në përputhje me nenin 108/A, është një kusht paraprak për paraqitjen e ankesës pran OSHP-së.
Në rastin konkret AK ka lëshuar një vendim, por ankesa është paraqitur pas skadimit te afateve kohore të parashikuara nga neni 108/A . Pra, në këtë rast AK është dashur që të zbatojë dispozitat e nenit 108/A, paragrafi 8.1 dhe të refuzoj kërkesën për rishqyrtim sepse është dorëzuar përtej afatit kohor të përcaktuar.
Në këtë rast vendimi i marrë nga ana e AK (përkundër faktit se afati kohor kishte skaduar) duhet të konsiderohet si jo efektiv, dhe OSHP-ja në përputhje me nenin 109 do të deklarojë ankesën si jo të pranueshme për shkak të vonesës në dorëzimin e ankesës pranë AK i cili vendim e bënë vendimin e vet AK si të paefektshëm.
Në përfundim OSHP duhet të refuzojë ankesën e dorëzuar nga OE duke deklaruar skadimin e afatit të parashikuar në nenin 108/A, paragrafi 3, të LPP-së, i cili në fakt përfaqëson një kusht të detyrueshëm paraprak për paraqitjen e një ankese pranë OSHP-së dhe ky skadim e bën të paefektshëm vendimin e lëshuar nga AK.