Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068, dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron OPINIONIN, si në vijim:
Fillimisht duhet theksuar se mundësitë për të kryer operime të tilla nga kompanitë e ndryshme nuk parashihen me legjislacionin e prokurimit publik.
Është e qartë se legjislacioni i prokurimit nuk mund të pengojë operimet e kompanive para ose gjatë kryerjes së një procedure të tenderimit, sepse kjo do të përbënte ndërhyrje të paligjshme në ushtrimin e lirë të kompanisë (garantuar normalisht nga Kushtetutat kombëtare).
Legjislacioni i prokurimit publik, nuk ka paraparë rregulla që kanë për qëllim rregullimin se si duhet te trajtohen situatat kur kanë të bëjnë me ndryshimin e stafit të kompanisë dhe inkuporimin e një kompanie në një kompani tjetër, për veç dispozitave të nenit 65 të LPP-ës, të cilat lidhen me pranueshmërin e një Operatori Ekonomik i cili është gati për te dorëzuar një tender, tashmë e ka dorëzuar një tender (ose është duke përformuar një kontratë).
Në veçanti, në kushtet e lartpërmendura, operimet e tilla bëhen të rëndësishme për zhvillimin e procedurës së tenderit kur ato përfshijnë:
a) një Operator të ri Ekonomik, si rezultat i inkorporimit të operatorit ekonomik që ka paraqitur tender në një tjetër;
Mbështetur në Ligjin e Prokurimit Publik, KRPP, konsideron se: pas përfundimit të çdo aktiviteti të prokurimit me një kërkesë me shkrim Autoriteti Kontraktues i siguron qasje të arsyeshme secilës palë të interesuar (palë të interesit) në dokumentet e tenderit përveç atyre dokumenteve të klasifikuara si informata sekrete afariste nga OE dhe të pranuara si të tilla nga AK.
b) ndryshimin e entitetit që ka kompetenca apikale brenda operatorit ekonomik në fjalë (si për shembull: pronari, mbajtësit e aksioneve të kapitalit, ose ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i vetë OE).
Rrethana nën pikën a) është zakonisht rezultat i një operimi të përbashkët ku dy kompani të ndryshme (një nga të cilat merr pjesë në procedurën e tenderit ose që ka një ose më shumë kontrata publike në fuqi) bien dakord se të gjitha të drejtat dhe detyrimet e kompanisë se inkorporuar barten tek kompania e inkorporuar dhe kompania e inkorporuar pajtohet me të gjitha të drejtat dhe detyrimet për kontratat që kompania i ka të përfshira në proces (duke përfshirë pozitën për pjesëmarrjen në procedurën e tenderit ose kryerjen e kontratave publike).
Në anën tjetër, rrethana nën pikën b) është rezultat i ndryshimeve normale në kuadër të ekipit të kompanisë. Në shumicën e rasteve të dy rrethanat nën pikat e lartpërmendura a) dhe b) mund të ndodhin në të njëjtën kohë.
Rrethanat e lartpërmendura, nuk parashihen në LPP dhe Rregulloren për Prokurimin Publik.
Duke qenë se LPP dhe as Rregullorja për Prokurimin Publik nuk e parashohin një çështje të tillë, rrjedh më se vijon:
1) Kompania e themeluar merr përsipër pozitën juridike të kompanisë së inkorporuar në procedurën e prokurimit në fjalë, ku operimi i kompanisë udhëhiqet në përputhje me legjislacionin e Kosovës; Në çdo rast operatori i ri ekonomik duhet të plotësoj kushtet për pjesëmarrje dhe kushtet e përshtatshmërisë, siç parashikohet në nenin 65 të LPP;
2) është e pranueshme qe një operator ekonomik të ndryshoje ekipin e kompanisë, me rezultat që kur ndryshimet e tilla kanë të bëjnë me pozicionet e kompanive që bien nën fushëveprimin e nenit 65 të LPP-së, personat e tillë duhet të përmbushin kushtet e parashikuara nga neni 65.3 të LPP-së.
Të dy ndryshimet duhet të komunikohen menjëherë nga operatori ekonomik në fjalë në çdo fazë të procedurës së prokurimit dhe madje edhe gjatë ekzekutimit të kontratës duke dorëzuar dokumentet e kërkuara për të dëshmuar përshtatshmërinë.
Aktualisht operimet e lartpërmendura nuk mund të përdoren nga Operatorët Ekonomik në një mënyrë për të anashkaluar rregullat në fuqi (në lidhje të veçantë me kushtet për pranueshmërinë).
Në çdo rast, duke mos pas ndonjë dispozitë të veçantë ne LPP që sanksionon sjelljet e tilla de facto, është në diskrecion te autoritetit kontraktues në fjalë që të dëshmoj sjelljen abuzive të Operatorit Ekonomik duke prodhuar dëshmitë adekuate.
Në përfundim:
Në rast të operimeve të tilla të kompanive, kompania e inkorpuruar merr përsipër ne procedurën e tenderimit pozitën juridike të kompanisë së inkorporuar, me kusht që:
1) Kompania e inkorporuar plotëson të gjitha kushtet për pjesëmarrje (ose për ekzekutimin e kontratës);
2) Në rast të ndryshimeve të ekipit të korporatës në lidhje me personat që bien nën fushëveprimin e nenit 65 të LPP-së, subjektet e reja duhet të plotësojnë kushtet e pranueshmërisë të kërkuara nga vetë LPP.
3) Me kusht që veprimet e tilla të mos kryhen me qëllim të anashkalimit te kushteve te përshtatshmërisë siç kërkohen nga LPP.
Si do qoftë për kushtin e vendosur në pikën tre (3) mbetet ( tash për tash me që nuk ka dispozitë përkatëse ligjore) në diskrecion të AK-ës (të vendos) nëse për këtë ka dëshmi përkatëse.