Njoftim lidhur me Procedurat "Vlera Minimale"
Në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës Nr.04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në pajtim me nenin 88 ka kompetencën, autoritetin dhe përgjegjësinë për të vëzhguar, monitoruar dhe mbikëqyrë aktivitetet e prokurimit në të gjitha Autoritetet Kontraktuese të Kosovës.
Për këtë qellim KRPP duke kontrolluar të dhënat e përpunuara nga web faqja e KRPP-së për periudhën janar/Qershor 2018 ka ardhë në përfundim se shumica e autoriteteve kontraktuese kanë iniciuar dhe zhvilluar një numër enorm të procedurave “Vlera Minimale”. Numri i madh i procedurave minimale përbënë një indikator shqetësues për mos respektimin e dispozitave të LPP-së gjatë ekzekutimit të aktiviteteve të prokurimit dhe atë:
1. Planifikimi i dobët (neni 8 i LPP-së); dhe
2. Ndarje e kërkesave me qellim të ikjes nga procedurat e hapura (nenet 16-18 të LPP).
Bazuar në këtë KRPP, kërkon që Zyrtarët Përgjegjës të Prokurimit dhe Zyrtarët Kryesor Administrativ të autoriteteve kontraktuese, urgjentisht të ndërmarrin masa për reduktimin e menjëhershëm të përdorimit të këtyre procedurave e sidomos për të evituar ndarjen e me tejme të kërkesave me qellim të ikjes nga përdorimi i procedurave të hapura në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. KRPP, do të përcjellë me kujdes të shtuar veprimet e ndërmarra nga autoritetet kontraktuese dhe për mos zbatimin e këtyre kërkesave KRPP do të iniciojë marrjen e masave ligjore ndaj zyrtarëve përgjegjës.
Gjithashtu, KRPP kërkon nga autoritet kontraktuese (zyrtarët përgjegjës) zbatimin e plotë të kërkesave të LPP-së dhe legjislacioni sekondar (RROUP) lidhur me publikimin e Njoftimit të Nënshkrimit të kontratave nga procedurat me vlera minimale.
Shkarko...