18.09.2018 Njoftim per trajnim themelor (Per nevojat urgjente te AK) NE PROKURIM PUBLIK 2018 


Autoritete te cilat nuk kane nevoja emergjente ftohen qe te mos aplikojnë ne kete faze pasi qe Trajnimi Themelor – Bazik do te përsëritet varësisht prej kërkesave te Autoriteteve Kontraktuese për çdo vite.

Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik  ju njofton  se do te filloj me organizimin e programit për Trajnim te zyrtarëve qe do te pajisen me certifikatë Themelore – bazike profesional për prokurim Publik ne vitin 2018.
 Ky program i trajnimit për prokurim publik synon te i plotësoj :

  1. Nevojat emergjente te Autoriteteve Kontraktuese te cilat për momentin nuk kane zyrtare te certifikuar te prokurimit Publik.
  2. Nevojat e Autoriteteve Kontraktuese qe kane mungesë te stafit profesional me certifikatë bazike.

Kjo masë kufizuese behet për shkak te kapacitetit te kufizuar te buxhetit dhe te sallave për trajnim.
Aplikimin për te gjitha Autoritete Kontraktuese (zyrtaret e tyre ) duhet ta bëjnë Zyrtaret Kryesor Administrativ duke e plotësuar aplikacionin e bashkangjitur ne  kete njoftim (shkarko aplikacionin ) ne afate nga 19.09.2018- 28.09.2018. 
Për çdo aplikim për pjesëmarrje ne kete trajnim Autoritete Kontraktuese duhet te bëjnë një arsyetim bindes lidhur me nevojat e tyre për zyrtarin qe do te dërgohet për certifikim ne prokurim.
Çdo aplikim i pa arsyetuar mire dhe i dorëzuar nga ndonjë person tjetër (përveç  Zyrtarit Kryesor Administrativ , Sekretarit te Përhershëm , Krye shefit  Ekzekutiv , Drejtorit Ekzekutiv ,Kryetarit te Komunës ) do te refuzohet. 



>