20.09.2018 Njoftim rikujtues per autoritete kontraktuese dhe operator ekonomik


Shkarko


Në pajtim me Nenin 87, paragrafin 2, dhe nenin 91 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP nxjerr kete njoftim per te RI-KUJTUAR te gjitha Autoritetet Kontraktuese dhe Operatoret Ekonomik:

  1. Zbatimin e VENDIMIT Nr: 48/2018 te dates 05/07/2018, ku eshte specifikuar:

Te gjitha aktivitetet e prokurimeve te centralizuar te cilat do te zhvillohen nga Agjencia Qendrore nga data 05.07.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen ne ose pas kësaj date) do te jene krejtësisht elektronike duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike).

Te gjitha aktivitetet e prokurimeve me vler te madhe te cilat do te zhvillohen nga Autoritetet kontraktuese nga data 01.09.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen ne ose pas kësaj date) do te jene krejtësisht elektronike duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike).

Me këtë vendim i lejohet AQP-se përkatësisht te gjitha Autoriteteve Kontraktuese qe ne te gjitha aktivitetet e Prokurimit te specifikuar me lart dhe te iniciuara ne ose nga datat e cekura me lart te vendosin kushtet dhe te pranojnë nga operatoret ekonomik vetëm ofertat e dorëzuar ne forme elektronike. “

Pra, Operatoret Ekonomik jane te obliguar qe per te gjitha procedurat e prokurimit me “Vlerë te madhe” te publikuara nga data 01.09.2018, te dorezojne ofertat vetem ne forme elektronike.

  1. Zbatimin e “Ndryshim/Plotësimet e A01 Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ për Prokurimin Publik” te dates 03.09.2018, 
    sidomos perdorimin e formularit B58-NJOFTIM MBI VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES.

Ne rastin e perdorimit te formularit B58-NJOFTIM MBI VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES , te gjitha AUTORITETET KONTRAKTUSE duhet qe t’a publikojnë verzionin e fundit të këtij dokumenti që ka hyr në fuqi që nga data 03.09.2018 të cilin mund ta shkarkojn nga https://e-prokurimi.rks-gov.net, tek: Legjislacioni – Legjislacioni Sekondar.

  1. Zbatimin e INTERPRETIMIT Nr: 149/2017 te dates 05/04/2017.

Sipas ketij interpretimi me rastin e pergaditjes dhe dorezimit te ofertes elektronike, Operatoret Ekonomik nuk duhet te ngarkojne ne sistem te prokurimit elektronik Dosjen e tenderit dhe kopjet e kontratave (ngarkohet vetem lista e kontratave me nr perkates te references).

Gjithashtu nepermjet ketij njoftimi i keshillojme te gjithe Operatoret Ekonomik qe:

- Pergaditjen dhe dorezimin e ofertave elektronike të mos e lënë per momentin e fundit, por pergaditjet (p.sh. ngarkimi i dokumenteve dhe puna ne hapa te tjere) te fillojne shume me heret, t’a leni te gatshme ose t’a dorezoni duke patur parasyshe qe oferten mund ta terheqni, ndryshoni dhe ri-dorezoni deri ne momentin/afatin e fundit per dorezim te ofertave;

- Gjate pergaditjes dhe dorezimit te ofertave elektronike te ndjekin udhezimet nga “Manuali per OE- Pergaditja dhe dorezimi i Ofertes”, dhe te kontaktojne sherbimin e HelpDeskut te KRPP-se per çfaredo sqarimi apo ndihme teknike.




>