NJOFTIME PËR TRAJNIME
Programi Themelor – Bazik i certifikimit për prokurim Publik /2018
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në Bashkëpunim me IKAP-in e në mbështetje të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), do të fillojë organizimin e trajnimit për Programin themelor – Bazik për prokurim publik me qëllim që të certifikojë edhe pjesën tjetër të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar në bazë të njoftimit të publikuar në web-faqe të KRPP-së.
Për trajnim për Programin Themelore – Bazik është përpiluar:
1. Lista e grupit (Shkarko)
2. Agjenda e trajnimit (Shkarko)
3. Plani kalendarik i mbajtjes së trajnimit (Shkarko).
· Trajnimi do të filloj të mbahet nga data 25.10.2018 në sallën nr.B-201 në ndërtës të Ministrisë së Infrastrukturës kati i dytë, sipas planit kalendarik të përpiluar për grupin.
- Trajnimi për programin Themelor – Bazik Profesional për prokurim publik do të filloj nga data 25.10.2018 nga ora 9:00 - 15:00 dhe do të zgjasë për 15 ditë trajnimi për secilin pjesëmarrës.
- Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në listë janë të obliguar që të përcjellin trajnimin dhe në fund do t’i nënshtrohen testit me qëllim që të pajisen me certifikatë themelore profesionale të prokurimit publik.