KRPP 26.11.2018
Kryetari i KRPP-së, Osman Vishaj, priti sot në takim Udhëheqësen e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno. Në takim moren pjesë edhe Sami Uka anëtar i bordit të KRPP-së, Ergin Kala anëtar i bordit të KRPP-së dhe Jeton Cana Menaxher, TEAM/DAI, USAID-it.
Kryetari i KRPP-se i uroi mirëseardhje znj. Magno dhe njëherit e uroi gjithashtu edhe për detyrën e re. Falënderoi misionin për mbështetjen e deritanishme në përgjithësi dhe me theks të veçantë, mbështetjen për vazhdimin e implementimit të platformës së prokurimit elektronik.
Udhëheqësja e misionit e uroi edhe kryetarin për marrjen e postit dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes edhe më tutje, duke theksuar se prokurimit elektronik është prioritet edhe i misionit gjithashtu. Projektet do të jenë në dispozicion të nevojave të KRPP-së, për sa i përket platformës dhe njëherit edhe ndryshimeve në kornizën ligjore.
Anëtarët e bordit përmendin që sfida kryesore ka qenë kalimi nga prokurimi formal dhe standard në prokurimit elektronik dhe transparent në secilin hap te procedurave. Duke falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme, thanë që zhvillimi i platformës së prokurimit elektronik do të jetë storie e suksesit të KRPP-së, në bashkëpunim me USAID dhe partnerët e tjerë mbështetës.
Në përmbyllje, u konfirmua edhe njëherë vazhdimi i bashkëpunimit në mbështetje të platformës, reformave ligjore dhe sfidave të tjera në fushën e prokurimit.