Takim informues me prokurorët
Datë: 19.12.2018
Takim informues me prokurorët dhe gjyqtarët e sapo-emëruar të Republikës së Kosovës
Pas hapjes së takimit dhe mirëseardhjes së pjesëmarrësve, kryetari i KRPP-së z. Osman Vishaj uroi prokurorët dhe gjyqtarët dhe njëherit bëri një përshkrim të misionit, detyrave dhe përgjegjësive të KRPP-së si institucion, sipas dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për Prokurim Publik.
Të dhëna më të detajuara për rolin e KRPP-së, dha anëtari i bordit z. Sami Uka. Në fjalën e tij, z. Uka citoi dhe informoi pjesëmarrësit më detajisht për platformën e prokurimit elektronik, gjegjësisht zbatimin e platformës, përfitimet dhe sfidat në vazhdim. Duke përmendur departmentet e institucionit, z. Uka qartësoi përgjegjësite e reja që dalin nga fillimi i zbatimit njëqind për qind te platformës elektronike të prokurimit public. Sipas z. Uka, me funksionalizimin e platformës, KRPP bëhet ofrues i shërbimeve për AK, OE dhe të gjitha palët e tjera të interesuara rreth procedurave dhe aktiviteteve të prokurimit public.
Koordinatorët e departamenteve përkatëse ofruan një pasqyrë të secilit departament, duke cituar se secili department është i hapur për bashkëpunim dhe ofrim të asistencës.
Në pjesën interaktive të trajnimit, prokurorët dhe gjyqtarët shprehën interes për sqarime, opinione dhe ndihmë në situate dhe rastë të caktuara. Duke marrë shembuj praktik dhe praktika ndërkombëtare të fushës së prokurimit publik, ekspertët arritën të krijojnë një ide të qartë për dispozitat ligjore dhe aspektet që rregullon Ligji i Prokurimit Publik dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik si institucion.
Foto nga takimi: