RIKUJTIM
            
                
26.12.2018
 
Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.6 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP, rikujton si në vijim:
 
 
R I K U J T I M
 
 
Me qëllim të procesit të funksionalizimit te plotë dhe me suksese, të prokurimit elektronik KRPP, ka ndërmarrë disa masa te cilat janë parapare në Rregullat dhe udhëzuesin Operativ për Prokurimit  Publik i cili është i publikuar  si draft në ueb faqen e KRPP-ës si dhe në platformën elektronike. (http://e-prokurimi.rks-gov.net) me datë 17.12.2018.
 
Për ta pasur në dispozicion një, Rregullore dhe Udhëzues  Operativ për Prokurim  Publik sa më funksional të kuptueshëm dhe praktik, KRPP, lutë të gjitha palët e interesuar dhe/ose përdoruesit e sistemit te prokurimit publik që deri me date 03.01.2019.  të japin komentet, sugjerimet dhe/ose rekomandimet eventuale të tyre në, e-mail adresën: info.krpp@rks-gov.net . Pas kësaj date KRPP do ta finalizoj dhe fuqizoje Rregulloren dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurim Publik në fjalë me plotësim ndryshimet e aprovuara.
 
Draft Rregullore dhe Udhëzues  Operativ për Prokurim  Publik