NJOFTIM
26.12.2018
Në bazë të nenit 87, paragrafit 2, nen-paragrafit 2.4, të Ligjit Nr.04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237, Ligjin Nr.05/L-068 dhe Ligjin Nr.05/L-092, si dhe në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës Kosovës, Nr.12/79 të datës, 15.03.2016, KRPP, i’u njofton si në vijim:
Me qëllim të funksionalizimit të plotë të platformës së prokurimit elektronik, KRPP, njofton, të gjitha Autoritetet Kontraktuese dhe Operatorët Ekonomik se, nga data 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera e vogël, e mesme dhe e madhe), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, do të zhvillohen vetëm në formën elektronike.
Pra përgatitja - dorëzimi i ofertave ( nga ana e OE) dhe pranimi i ofertave ( nga ana e AK) do te behën vetëm në formën elektronike nëpërmjet platformës se prokurimit elektronik –
derisa dorëzimi i ofertave dhe aplikacioneve në formë fizike do të jetë i papranueshëm.