14.01.2019
NJOFTIM
Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP është përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë.
Bazuar në këtë,KRPP kërkon nga të gjithë Zyrtarët përgjegjës të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuse të Kosovës që të dërgojnë raportet vjetore për kontratat e nënshkruara publike për vlera të mëdha, të mesme, të vogla dhe minimale për vitin fiskal 2018, më së largu deri me 31.01.2019 në KRPP.
Meqenëse sistemi gjeneron raportin vjetor të kontratave të nënshkruara publike, të cilat janë zhvilluar përmes platformës së e-prokurimit, nga AK-se kërkohet që raporti të plotësohet me aktivitetet e prokurimit me vlerë minimale dhe procedurat tjera të prokurimit të cilat nuk janë zhvilluar përmes platformes së e-prokurimit.
Formulari B53 - Raporti vjetor mbi kontratat e nënshkruara publike, nxjerret nga platforma elekrtonike, i cili do të plotsohet (kompletohet) me procedurat të cilat nuk janë të përfshira në raportin e sistemit të E- prokurimit dhe duhet të përgaditet dhe dorëzohen në formën exel në KRPP. Gjithashtu, në raport të përfshihen edhe numri i aktiviteteve të anuluara, të ndara sipas vlerës së kontratës.
Shkarko: NJOFTIMIN
Adresa elektronike për dërgimin e raporteve është:shpalljekrpp@rks-gov.net
tel: 038-213-710
Formulari B53 Raporti vjetor mbi kontratat e nënshkruara publike (Shkarko te Legjislacioni Sekondar)