11.04.2019 NJOFTIM
Konform nenit 87 dhe 88 të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, si dhe bazuar në nenet 24.11 dhe 43 të ndryshim/plotësimit të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik që ka hyrë në fuqi me datë 10.04.2019, KRPP ju njofton si në vijim:
Procedura për publikim të të gjitha njoftimeve në sistem të prokurimit elektronik ka pësuar ndryshime. Sipas procedurës së re të gjitha njoftimet (përveç formularit/njoftimit B58) që përgatiten dhe dërgohen për publikim në cilëndo ditë, do të publikohen në ditën e nesërme në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik. (Shembull: nëse njoftimi dërgohet për publikim ditën e hënë, publikimi në sistem do të bëhet ditën e martë; ne rast se publikimi dërgohet ditën e premte-publikohet te shtunën ndërsa afati fillon te rrjedhe nga e hëna).
Prandaj AK-të duhet të jenë më të vëmendshëm gjatë përgatitjes së Njoftimeve dhe t’i kontrollojnë ato me kujdesin më të madh para se t’i dërgojnë për publikim, në mënyrë që të minimizojnë mundësinë e korrigjimeve të njoftimeve dhe kjo do të reflektojë në përformancën e AK-ve.
Nëse eventualisht, AK vëren se ka lëshuar ndonjë gabim në cilin do formular të dërguar për publikim, i njëjti mund të tërhiqet dhe të korrigjohet vetëm gjatë ditës në të cilën është dërguar. Çfarëdo korrigjimi i domosdoshëm i njoftimit pas publikimit, mund të bëhet vetëm përmes FS B54: “Formulari për Korrigjimin e gabimeve në Njoftimet e publikuara”, por duke patur parasysh që korrigjimi nëpërmjet FS B54 nuk mund të bëhet në ditën e fundit të afatit për dorëzim të ofertave/aplikacioneve.
KRPP, përkatësisht Departamenti i Monitorimit do t’i monitorojë të gjitha njoftimet/aktivitetet gjatë gjithë proceseve të implementimit të prokurimit.
Shkarko Njoftimin