02.05.2019 Njoftim
Më 26.04.2019 është mbajtur takimi publik për hartimin e Koncept dokumentit për Ligjin e Prokurimit Publik
Kryetari i KRRPP-së Osman Vishaj i shoqëruar edhe nga anëtarët e Bordit të KRRPP-së kanë mbajtur takimin publik me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, odat ekonomike si dhe institucionet vendore për hartimin e Koncept dokumentit për ndryshimin e Ligjit të Prokurimit Publik.
Gjatë takimit me palët e interesit u adresuan çështje konkrete si pengesat që duhet zgjidhur me ligjin e ri të Prokurimit Publik dhe u dhanë rekomandimet të cilat shfaqin nevojën e madhe për ndryshimin e Ligjit, ndryshime të cilat kanë arsyeshmëri për operatorët ekonomik si eliminimn e byrokracive dhe harmonizimin e Ligjit me direktivat e BE-së.