Njoftim - Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
27.06.2019
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur me 26.06.2019 të kryesuar nga z.Lumir Abdixhiku - Kryetar, ka shqyrtuar dhe miratuar: Raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2018.
Raportin para komisionit e paraqiti Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik z. Osman Vishaj , i cili në hollësi i njoftoi Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa për të gjitha aktivitetet e KRPP-së gjatë vitit 2018.
z. Vishaj theksoi se Raporti është hartuar në përputhje të plotë me kërkesat e Ligjit për Prokurim Publik, duke paraqitur një analizë të detajuar mbi të gjitha aktivitetet e prokurimit publik të zhvilluara në Kosovë, sipas kontratave të nënshkruara publike gjatë periudhës 01 janar - 31 dhjetor 2018.