NJOFTIME PËR TRAJNIME
03.09.2019
Njoftim për Trajnim: Programi i Avancuar për Prokurim / 2019
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik(KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike( IKAP) dhe projektin e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), do të fillojë organizimin e trajnimit për zyrtaret te cilët do te pajisen me certifikatë Profesionale te Avancuar te prokurimit publik.
Ne kete programe do te marrin pjesë te gjithe zyrtaret te cilët kane certifikatë Themelore Profesionale te prokurimit me validitete 2017-2019.
Për Programin e Avancuar Profesional te prokurimit janë përpiluar listat si ne vijim :
- Listat e grupeve Niveli Qëndror (shkarko)
- Listat e grupeve Komunat dhe Ndermarrjet Publike (shkarko)
- Agjenda e trajnimit (shkarko)
- Plani kalendarik i mbajtjes së trajnimit (shkarko)
Materialet për Module do të publikohen në web- të KRPP-së.
Trajnimi do të filloj të mbahet nga data 09.09.2019 në 3 sallat qe i ka siguruar IKAP, sipas planit kalendarik të përpiluar për grupe:
- Ish - Pallati i Rilindjes, kati 18; MAP - GRUPET : 1,4,7,10,
- Ndërtesa e Arkivit te Kosovës, kati 2 - GRUPET : 2,5,8,11
- Qendra e Studenteve, Kati 1 - GRUPET : 3,6,9,12,
- Trajnimi për programin e Avancuar Profesional për prokurim publik do të filloj nga data 09.09.2019 dhe dita e trajnimit fillon nga ora 9:00 - 15:00.
- Trajnimi për certifikatë profesionale të Avancuar në përputhej me nenin 25 te LPP-së do të zgjasë 10 ditë trajnimi për secilin pjesëmarrës.
- Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në listë janë të obliguar që të përcjellin trajnimin me rregull dhe në fund do t’i nënshtrohen testit me qëllim që të pajisen me certifikatë profesionale të Avancuar të prokurimit publik.