Njoftim span style="color: #253c80;"Prishtinë –  30. Dhjetor  2019


Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i Republikës së Kosovës, z. Osman Vishaj takoi drejtorin e projektit USAID TEAM, z.Stephen Carpenter

Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik i Republikës së Kosovës, z. Osman Vishaj, me bashkëpunëtorë, sot priti në takim përshëndetës drejtorin e projektit të USAID TEAM, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, z. Stephen Carpenter.

Me këtë rast, Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), z. Osman Vishaj, falënderoi z. Carpenter për bashkëpunimin me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) si dhe për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në shtetin e Kosovës.

Të dyja palët konsideruan se ky bashkëpunim është i rëndësishëm, ndërsa u theksua se KRPP-ja do të vazhdojë të përfitojë edhe mëtutje nga mbështetja e projektit të USAID TEAM .

Takimi është realizuar me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë në kuadër të projektit USAID/TEAM dhe me qëllim që të njoftohet KRPP me personat përgjegjës që do të pasojnë punën e z. Carpenter dhe do të vazhdojnë zbatimin e projektit.


 

 



>