Njoftim për Ri-test


NJOFTIM  PER  RI- TEST – DATA 05.02.2020 ORA 10:00 - salla  e madhe , amfiteatri, ndërtesa e Ministrisë së Administratës  Publike .

 

Meqenëse  testimi për të gjithë zyrtaret e prokurimit që e kanë vijuar trajnimin e Avancuar ka përfunduar, kemi persona të cilët nuk ju kanë nënshtruar testit për shkaqe të ndryshme …....... dhe persona të cilët  ju kanë nënshtruar testit dhe nuk e kanë arritur nivelin e kalueshmërisë prej 65%.

Prandaj KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP do të  organizoj RI-TESTIN , në  të cilin do të marrin pjesë kandidatet që nuk kanë treguar sukses pozitiv në test dhe ata vijues të trajnimit që për shkaqe shëndetësorë apo të obligimeve të mëdha të punës e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë në test”.

KRPP-ja ju njoftojnë se Ri- Testi do të mbahet me datën 05.02.2020 në sallën e madhe , amfiteatrin – ndërtesa e Ministrisë së Administratës  Publike (Lista e pjesëmarrësve për Ri-testim ).

Të gjithë pjesëmarrësit që do të i nënshtrohen RI-TESTIT , duhet me vete ta kenë dokumentin identifikues – letërnjoftim ose pasaportë. 
Për çdo  informate shtesë (paqartësi ose komente) jeni të mirëseardhur.



>