Njoftim span style="color: #253c80;"Prishtinë –  29.Janar.2020


KRPP shpërndanë certifikatat e Avancuara profesionale për prokurim  për 330 zyrtarë të prokurimit
    

Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik,  përmes programeve për trajnime në vazhdimësi ka qenë një përkrahëse e fuqishme për krijimin dhe zhvillimin e një kuadri modern dhe profesional në fushën e prokurimit publik.
“ Tani, ne po shënojmë suksesin e radhës në këtë drejtim me pajisjen e më se 330  Zyrtarëve përgjegjës të prokurimit dhe zyrtarëve të prokurimit me certifikatë  të Avancuar profesionale për prokurim publik e cila ka validitete të përhershëm, tha Kryetari i KRPP-së Osman Vishaj në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave te Avancuara profesional për prokurim.
Kryetari i KRPP-se Osman Vishaj  gjithashtu tha  se “ Dizajnimi  dhe implementimi i këtij programi nuk ka qenë i lehtë, por me përkrahjen dhe bashkëpunimin  e ngushtë të Institutit  të Kosovës për Administratë Publike dhe të projektit të USAID-it- “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM),  jemi të sigurt se ky program e ka arritur qëllimin e tij kryesor  e që është ngritja e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të prokurimit .
Po ashtu  edhe përfaqësuesit e USAID-it  dhe IKAP-it gjatë fjalës tyre premtuan se  edhe gjatë viteve të ardhshme do të ofrojnë mbështetje për programet e trajnimit që KRPP-ja ka në plan për implementim.
Programi  i Avancuar profesional i trajnimit ka përfshirë 10 ditë trajnime  për pjesëmarrësit dhe ka qenë i strukturuar në 9 module të trajnimit që kanë përfshirë Ligjin, rregulloret dhe  udhëzuesit për prokurim publik në Kosovë




 

 

 



>