Njoftim për trajnim themelor- bazik për prokurim Publik 2020


Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik (KRPP)  në bashkëpunim  me Institutin e  Kosovës për Administratë Publike( IKAP) dhe në mbështetje të  nenit 25 të Ligjit Nr. 04/L- 42 për prokurim publik i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237 ,Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, ju njofton se do te filloj me organizimin e programit për trajnim të zyrtarëve që do të pajisen me certifikatë Themelore – bazike profesional për prokurim Publik në vitin 2020.
Ky program i trajnimit për prokurim publik synon të i plotësoj:




  1. Nevojat e (emergjente) Autoriteteve Kontraktuese të cilat për momentin nuk kanë zyrtarë të certifikuar të prokurimit Publik.

  2. Nevojat e Autoriteteve Kontraktuese që kane mungesë të stafit profesional me certifikatë themelore - bazike.


Aprovimin për tu bërë pjesë e këtij programi ( për aplikuesin ) në të gjitha Autoritetet Kontraktuese duhet ta bëjnë Zyrtaret Kryesor Administrativ duke e nënshkruar dhe plotësuar aplikacionin e bashkangjitur në këtë njoftim ( shkarko aplikacionin )  afat nga 09.03.2020 - 25.03.2020. 


>