Njoftim
Njoftim për vazhdimin e afatit të aplikimit për trajnim themelor- bazik për prokurim Publik 2020
Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike( IKAP) dhe në mbështetje të nenit 25 të Ligjit Nr. 04/L- 42 për prokurim publik i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237,Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, ju njofton se do te vazhdoj afatin për dorëzimin e aplikacioneve për programin e trajnimit themelor profesional për prokurimi publik për vitin 2020.
Ky program i trajnimit për prokurim publik synon të i plotësoj :
- Nevojat e (emergjente) Autoriteteve Kontraktuese të cilat për momentin nuk kanë zyrtarë të certifikuar të prokurimit Publik.
- Nevojat e Autoriteteve Kontraktuese që kane mungesë të stafit profesional me certifikatë bazike.
Aprovimin për tu bërë pjesë e këtij programi ( për aplikuesin ) në të gjitha Autoritetet Kontraktuese duhet ta bëjnë Zyrtaret Kryesor Administrativ duke e nënshkruar dhe plotësuar aplikacionin e bashkangjitur në këtë njoftim (shkarko aplikacionin ) i cili aplikacion duhet të dorëzohet ne mënyrë elektronike pra i skanuar në i-mell adresën. trajnimet.krpp@rks-gov.net më së largu deri me 24.06.2020.