Njoftim për Trajnim: Programi i Avancuar profesional për Prokurim /2020


Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik(KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike( IKAP) do të fillojë organizimin e trajnimit  për zyrtaret te cilët do te pajisen me certifikatë  Profesionale te Avancuar te prokurimit publik.

Në këtë program do të marrin pjesë  të gjithë zyrtaret të cilët kanë certifikatë Themelore Profesionale të prokurimit me validitete  2018-2020, te cilët janë te obliguar sipas Ligjit ta përcjellin trajnimin 10 dite.

  • Trajnimi do të filloj të mbahet nga data 16.11.2020 - 11.12.2020 në  mënyrë elektronike 
  • Trajnimi për programin e Avancuar Profesional për prokurim  publik për një dite fillon  nga ora 10:00 - 12:00 para dite  dhe nga ora 13:00-15:00 pas dite.
  • Trajnimi për certifikatë profesionale të Avancuar në përputhej me nenin 25 të LPP-së do të zgjasë 10 ditë trajnimi për secilin pjesëmarrës.
  • Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në listë janë të obliguar që të përcjellin trajnimin (modulet) me rregull dhe në fund do t’i nënshtrohen testit me qëllim që të pajisen me certifikatë profesionale të Avancuar të prokurimit publik, e cila ka validitete të përhershëm.  

 

Për Programin e Avancuar Profesional të prokurimit KRPP ka përpiluar si në vijim :

 

  1. Listat  e Grupeve (shih atach ......lista).
  2. Plani kalendarik i mbajtjes së trajnimit ( shih atach ...).
  3. Materialet për Modulet e trajnimit ( Shiko materialet...).
  4. Agjenda për Modulet e trajnimit (Shiko agjendat ....)

 

Vëmendje ;

Te gjithë personat te cilët janë ne liste për trajnim duhet te shikojnë se a është shënuar e- mail adresa e tyre sakte, nëse nuk është shënuar , ata  duhet te na shkruajnë ose kontaktojnë  ne mënyrë qe te na japin adresën e sakte  te tyre . Gjithashtu kjo vlen  edhe për ata persona qe nuk kane adresë fare ne listë pra duhet te na shkruajnë .







>