Njoftim për Autoritete Kontraktuese
Ndryshim Plotesim i Rregullave për Shërbime të Veçanta
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në pajtim me Nenin 87, paragrafin 2, nën paragrafin 2.9 dhe nenin 91 paragrafin 1 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, me qëllim të përdorimit të Platformës elektronike të Prokurimit Publik për aplikim të personave fizik, plotëson dhe ndryshon B59 Rregullat për Shërbime të Veçanta (konsulentët/kontraktorët individual),me ç’rast, Bordi i Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik aprovon:
Ndryshim/Plotësimin e B59 Rregullat për Shërbime të Veçanta (konsulentët/kontraktorët individual) te cilat janë publikuar më poshtë
Me publikimin e ndryshim/plotësimit të rregullores B59, KRPP publikon edhe NJOFTIMIN rreth vazhdimit të aktiviteteve të prokurimit të bazuara në rregulloren B59. Ndryshim/Plotësimi është hijëzuar me të verdhë.
Shkarko: Njoftimi
Shkarko: Ndryshim_Plotësim i Rregullave për prokurim te Shërbimeve te veçanta