Njoftim



17.12.2020


Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në pajtim me Nenin 87, paragrafin 2, nën paragrafin 2.9 dhe nenin 91 paragrafin 1 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, me qëllim të vënies në përdorim të dy moduleve të reja në sistem të prokurimit elektronik, “ Modulit për menaxhim të kontratës” dhe “Modulit për vlerësim të performances se kontraktuesve” ( që planifikohet të bëhet nga muaji Janar 2021), ka draftuar plotësim/ndryshimin e A01 Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik, dhe i cili dokument publikohet për komente nga të gjitha palët e interesuara.

Komentet eventuale mund të dërgohen në adresën elektronike: rregullat.krpp@rks-gov.net deri me datën 31.12.2020.

Plotësim-ndryshimet në dokumentin e publikuar janë identifikuar me ngjyrë të gjelbër.

Shkarko







>