Njoftim për Test /2020 - Trajnim i Avancuar Profesional për prokurim /2020


Kjo është lista përfundimtare e përpiluar nga KRPP-ja në bashkëpunim me IKAP për të gjithë pjesëmarrësit që kanë ndjekur Programin e Trajnimit të Avancuar Profesional për Prokurim gjatë vitit 2020,  të cilët do të i nënshtrohen testimit për të u pajisur me certifikatën  te Avancuar profesionale për Prokurim.

Testi për pjesëmarrësit në listë do të organizohet me datën 24.12.2020 në Sallën e madhe  te IKAP (Instituti i Kosovës për Administratë Publike /MPB ) Rr. “Pavarësia”, Hajvali / Prishtinë.

Të gjithë pjesëmarrësit që do të i nënshtrohen testit , duhet me vete ta kenë dokumentin identifikues – letërnjoftim  ose  pasaportë si dhe maskën mbrojtëse  kundër Kovit 19.

Testi do të përfshijë pjesëmarrësit të ndarë në dy grupe, me nga 80 pjesëmarrës në një grup.

Grupi i parë  - 08.30 – 09.00 / nënshkrim i pjesëmarrësve

                           09.00-10.00   Testi  1

                          10.00-10.30 dezinfektimi dhe ajrosja e sallës.

Lista e grupit të parë ( shkarko . Listen...)

Grupi i Dytë - 10.30 – 11.00 nënshkrimi i pjesëmarrësve

                         11.00 – 12.00  Testi  2

                         12.00 – 12.30 dezinfektimi dhe ajrosja e sallës.

Lista e grupit te Dytë ( shkarko . Listen...)

Pasi  që IKAP ka qenë mbikëqyrës i vijimit të trajnimit për pjesëmarrës dhe ka përpiluar listat e vijueshmërisë së pjesëmarrësve  atëherë për çdo paqartësi apo kërkesë duhet të i drejtoheni IKAP me shkrim. Për çdo  informatë shtesë (paqartësi ose komente) jeni të mirëseardhur.

 



>