Njoftim për Rezultatin e Testit


Njoftim për Rezultatin e Testit te Trajnimit te Avancuar Profesional për prokurim /- Certifikatë e Avancuar profesionale

 

Në mbështetej të Ligji për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 konkretisht në mbështetej të nenit 25.4  të këtij ligji, komisioni për  përpilimin ,mbikëqyrje dhe Vlerësimin e testeve  i  themeluar nga KRPP- ja ka përpiluar Raportin  e Kontrollimit dhe vlerësimit te testeve  të pjesëmarrësve  nga procesi i organizuar i TESTIT  me datën 24.12.2020 .

Sipas këtij raporti  del se 110  pjesëmarrës  -  persona kanë arritur kufirin e përcaktuar prej mbi 65%  të kalueshmërisë se testit.( Shkarko... Listën e pjesëmarrësve te cilët e kane kaluar TESTIN për TA -2020).

Të gjithë personat - emri  i të cilëve gjendet në listë do të pajisen me certifikatë te Avancuar Profesionale  për Prokurim .

Ndërsa te gjithe ata  qe kane qenë në liste dhe nuk kane arritur te i nënshtrohen testit për arsye të ndryshme ose nuk kane arritur nivelin e kalueshmërisë , KRPP- IKAP do te organizoj Ri-test me datën  19.01.2021.


Për çdo  informatë shtesë (paqartësi ose koment) jeni të mirëseardhur.



>