NJOFTIM për Autoritete Kontraktuese dhe Operatorë Ekonomik
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – Bordi i KRPP-së, në pajtim me Nenin 87, paragrafin 2, nën paragrafin 2.9 dhe nenin 91 paragrafin 1 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, me qëllim të vënies në përdorim të dy moduleve të reja në sistem të prokurimit elektronik, “ Modulit për menaxhim të kontratës” dhe “Modulit për vlerësim të performances se kontraktuesve”, aprovon dhe publikon plotësim/ndryshimin e A01 Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik (RRUOP).
Plotësim/ndryshimi i A01 Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik (RRUOP) është publikuar në linkun më poshtë si pjesë e legjislacionit sekondar, hyn në fuqi me dt. 01.02.2021 dhe shfuqizon dy dokumentet “Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik të dates 10.04.2019” dhe Udhëzimin Administrativ 01/2019.
Plotësim-ndryshimet në dokumentin e publikuar janë identifikuar me ngjyrë të gjelbër.
Të gjithë përdoruesit e Autoriteteve Kontraktuese dhe Operatorëve Ekonomik njoftohen gjithashtu se me qëllim të aplikimit dhe përdorimit të funksioneve të dy moduleve në sistem të prokurimit elektronik sipas Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik të publikuar, KRPP ka përgaditur dhe publikuar:
- Manualet për përdoruesit e AK-se dhe OE, dhe
- Video udhëzuese për përdoruesit e AK-se dhe OE.
Manualet dhe Videot udhëzuese janë publikuar në https://e-prokurimi.rks-gov.net/ në kuadër të menusë “Manualet”.