Lansimi i moduleve të reja të e-Prokurimit


Kemi nderin të ju ftojmë në ceremoninë e lansimit të moduleve të reja të e-Prokurimit: Menaxhimi i Kontratave dhe Vlerësimi i Performancës së Kontraktorëve për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik. Këto module mundësojnë menaxhimin e kontratave publike, përfshirë krijimin e planeve të kontratës publike, si dhe vlerësimin e performancës së kontraktorëve. Përveç këtyre, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka përgatitur video trajnuese elektronike që i udhëzon përdoruesit se si të përdorin këto module nga zyrat apo hapësirat e tyre në çfarëdo kohe.

Zhvillimi i moduleve dhe video trajnimeve është përkrahur nga USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

Lansimi i video trajnimeve do të mbahet më 02 mars 2021, përmes platformës ZOOM, duke filluar nga ora 10:00. Në lansim të pranishmëve do t’i drejtohen përfaqësues të lartë nga KRPP dhe USAID në Kosovë të cilët do të japin një fjalim rasti.


Për tu çasur në ZOOM, ju lutem klikoni në këtë link: https://zoom.us/j/91454729349



>