Njoftim për ceremoninë e shpërndarjes se certifikatave të Avancuara Profesionale për prokurim
Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik së bashku me Institutin e Kosovës për Administratë Publike ju njofton se janë përgatitë të gjitha certifikatat për të gjithë ata zyrtar të cilët e kanë fituar të drejtën që të pajisen me certifikatë profesionale të Avancuar për prokurim.
Për shkak të situatës në të cilën gjendemi (pandemia – Kovit 19) Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik ( KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) do të organizojnë shpërndarjen e certifikatave me datën 04.03.2021 ne ora 10:00 që do të mbahet në ndërtesën e IKAP, vetëm për një numër të caktuar të zyrtarëve ( zyrtaret janë njoftuar- konfirmuar ) të cilët do të marrin certifikatat në mënyrë ceremoniale.
Prandaj në pa mundësi të thirrjes - përfshirjes së të gjithë zyrtareve në ceremoni të shpërndarjes së certifikatave, ne ju njoftojmë se çdo zyrtar që e ka emrin në listë, mund ta tërheq certifikatën në zyrat e KRPP-së, Departamenti për Trajnime dhe Integrime (shih atch. Lista e zyrtarëve që janë pajisur me certifikatë Profesionale të Avancuar për prokurim).