Njoftim – Rregullorja Nr.001/2022 për Prokurim Publik


Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) njofton të gjitha Autoritetet Kontraktuese, Operatorët Ekonomik dhe palët tjera se Rregullorja Nr. 001/2022 për Prokurimin Publik është aprovuar me datë 20.10.2022 me efekt të zbatimit të dispozitave të saj nga data 01.11.2022.

 

Me këtë njoftim, KRPP gjithashtu informon të gjitha palët se disa nga interpretimet e publikuara në “Pyetjet e shpeshta” si dhe ato në linkun “lajm” janë me referim në A01 Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik, dokument ky i cili shfuqizohet me datën e hyrjes në fuqi të Rregullores për Prokurimin Publik, prandaj, nga data e hyrjes në fuqi të Rregullores Nr.001/2022 për Prokurimin Publik, do të bëjë përditësimin e pyetjeve të shpeshta.

Rregullorja për Prokurimin Publik mund të shkarkohet këtu ..



>