Njoftim për Trajnim në komunën e Gjakovës


Në vazhdën e aktiviteteve të punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për ngritjen e kapaciteve profesionale në fushën e prokurimit publik, me datë 20.10.2022 është mbajtur trajnim një ditor për zyrtaret Komunës së Gjakovës për modulin – Menaxhimi i kontratës dhe vlerësimi i përformances së OE.

Trajnimin e hapi dhe ju uroj mirëseardhje Drejtori i Prokurimit për Komunën e Gjakovës, Faton Gutaj i cili falënderoj KRPP-në, për përkrahjen e kërkesave dhe nevojave të Komunës për këtë trajnim .

Prezent në ceremoninë e hapjes së trajnimit ishte edhe znj. Fidane Spahija Gjikolli, anëtare e Bordit të KRPP-së, e cila përveç që ju uroj mirëseardhje pjesëmarrësve, ajo edhe shprehi gatishmërinë e koordinimit ndërinstitucional me qëllim të avancimit dhe profesionalizimit të kësaj fushe.

Gjithashtu edhe znj. Sanije Kelmendi- Zëvendësdrejtore e Dep. për trajnime në KRPP, foli për rendësin e veçantë të organizimit të këtij trajnimi sidomos për menaxherët e kontratave të cilët janë të obliguar që këtë menaxhim të kontratës ta paraqesin në platformën e e- prokurimit.

Në trajnim kanë marr pjesë afër 50 zyrtar të stafit komunal të cilët kanë pozita të ndryshme në Komunën e Gjakovës dhe janë përcaktuar si Menaxher të kontratave që janë duke u implementuar / përfunduar.







>