Njoftim +29 zyrtarë të trajnuar në modulin për menaxhim të kontratave dhe vlerësim të performancës së kontraktorëve përmes e-prokurimit
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve përgjegjës për menaxhimin e kontratave në prokurimin publik, KRPP, me dt.13/04/2023, mbajti trajnimin e radhës për përdorim të moduleve për menaxhimin e kontratës dhe vlerësimin e performancës se kontraktorëve përmes sistemit të e-prokurimit, duke përfshirë edhe aspektet ligjore në lidhje me këtë çështje. Pjesëmarrësit në trajnim i përshëndeti znj. Fidane Spahija Gjikolli, anëtare e Bordit te KRPP-së, e cila theksoi se menaxhimi i zbatimit të kontratave në mënyrë të duhur është një hallkë e rëndësishme në prokurimin publik.
Pjesëmarrës në trajnim ishin 29 zyrtarë të prokurimit, zyrtarë përgjegjës dhe të ngarkuar për menaxhim të kontratave, të autoriteteve kontraktuese: Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronave, te cilëve edhe i ‘u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrje ne trajnim. Trajnimi u mbajt nga z. Osman Bytyqi, Udhëheqës i Divizionit për monitorim në KRPP dhe trajner në fushën e prokurimit publik.