05.09.2018 Njoftim - rikujtim per autoritete kontraktuese dhe operatoret ekonomik
Shkarko
Me qëllim të lehtësimit të hapave që do të ndiqen në zbatimin e këtyre vendimeve /rregullave, KRPP do te asistoj dhe përkrah Autoritetet Kontraktuese dhe Operatoret Ekonomik përmes Tavolinës ndihmese (http://e-prokurimi.rks-gov.net) dhe/ose departamenteve tjera në KRPP
Ne mbështetje te vendimit te KRPP-se, Nr: 48/2018 ( i nxjerre ne baze te vendimit te Qeverise se Kosovës Nr:18/140 date 05.04.2017) dhe ne mbështetje te ndryshim/plotësimit te RROUP te datës 03.09.2018, KRPP rikujton të gjitha Autoritetet Kontraktuese dhe Operatoret Ekonomik(ofertuesit) se nga data 03.09.2018 janë te obliguar te zbatojnë vendimin dhe ndryshim plotësimet e RRUOP si me poshtë;
- Te gjitha aktivitetet e prokurimeve me vlerë te madhe te cilat do te zhvillohen nga Autoritetet kontraktuese nga data 01.09.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen ne ose pas kësaj date) duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave do te jene krejtësisht elektronike (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike).
- Autoritetet Kontraktuese për te gjitha procedurat me vlerë te madhe duhet të cekin në Njoftimet për kontrate dhe FTD të Dosjes së Tenderit, neni 19.1.h, që tenderi të dorëzohet vetëm “në mënyrë elektronike ”( ne asnjë mënyrë ne versionin tjetër). Përveç kësaj AK do t’i kushtoj vëmendje te shtuar njoftimit/informimit te OE edhe ne mënyra tjera, se OE duhet te dorëzojnë ofertën e tyre vetëm ne mënyrë elektronike sepse kjo do te jete kusht i tenderit i cili duhet respektuar për te mundësuar pranimin e ofertës si te “përgjegjshme” administrativisht .
- Autoritetet kontraktuese duhet te zbatojnë pa përjashtim te gjitha ndryshim /plotësimet e RROUP te fuqizuara nga data 03.09.2018. Me theks te veçantë;
- Kërkesat e nenit 22, paragrafi “f” pika e katërt me te cilën kërkohet qe : Përpos Njoftimit për nënshkrim te kontratës, AK duhet që të publikoje kontratën e nënshkruar. Publikimi behët ne platformën e prokurimit elektronik, si dokument shtese nëpërmjet funksionit “shtoni dokument te ri”. Termi kontratë i referohet Kontratës, Kushteve të Përgjithshme të Kontratës, Kushteve të Veçanta të Kontratës, dhe Listës se Çmimeve.
- Autoritetet kontraktuese duhet te zbatojnë menjëherë kërkesat e nenit 43 “njoftimi i tenderuesve/kandidateve” duke përgatitur dhe publikuar dokumentin “Njoftimin mbi vendimin e AK-se “ , formulari B-58 (sipas formatit te publikuar dhe aprovuar nga KRPP) me te gjitha “Letrat standarde” te nevojshme për procedure përkatëse.
- Nenet e cekura me larte, ne asnjë mënyrë nuk e përjashton edhe zbatimin e ndryshim/plotësimet tjera te RRUOP te fuqizuara me date 03.09.2018.
- KRPP, ne vazhdimësi do te monitoroj dhe përcjell zbatimin e te gjitha dispozitave te legjislacionit për prokurim publik ne fuqi.