FILLIMI
RRETH NESH
LEGJISLACIONI
MANUALET
INFORMACIONE
TRAJNIMET
RAPORTET
KONTAKTET
Login -
Login
Shqip
Shqip
Srpski
English
×
Modal Header
Some text in the modal.
RRETH NESH /
KRPP
KOMISIONI RREGULLATIV I PROKURIMIT PUBLIK
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i Kosovës është themeluar duke u bazuar në nenin 81 të Ligjit për Prokurim Publik Nr . 2003/17, i cili ka hyrë në fuqi më 09 Qershor 2004, më pas i amandamentuar me rregullore Nr. 2007/20.
KRPP është agjenci e pavarur rregullatore, që do të thotë se asnjë zyrtar publik
nuk mund të ushtrojë ose të përpiqet të ushtrojë ndikim në KRPP në lidhje me ndonjë vendim të caktuar operacional apo rregullativ të KRPP-së.
Sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik:
• Është kompetent për zhvillimin e përgjithshëm të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, si dhe zbatimin e LPP-së;
• Është kompetent për monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollimin e zbatimit të Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës;
• Siguron që sistemi i tillë të veprojë në mënyrë që të arrijë shfrytëzim sa më të lartë, racional, efikas dhe transparent të mjeteve publike, duke inkurajuar konkurrencën, dhe respektuar barazinë e pjesëmarrësve në procesin e prokurimit publik;
- Vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të këtij ligji nga autoritetet kontraktuese si dhe rregulla për përdorimin dhe ekzekutimin e secilës nga procedurat e përcaktuara në Nenet 30-36 të këtij ligji; me kusht që, këto rregulla të jenë në përputhje me kërkesat dhe parimet e përcaktuara në këtë ligj si dhe çfarëdo kërkese të detyrueshme të UE-se për prokurim;
- të përgatisë dhe shpërndajë doracakë (manuale) të prokurimit, udhëzues, formularë dhe modele standarde për dokumentet e tenderit dhe të kontratave sipas këtij ligji në dobi të autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik;
- t’u japë ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të këtij ligji si dhe për të çdo dokument që nxirret nga KRPP;
- të nxjerrë dhe publikojë interpretime me shkrim për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të këtij ligji ose ndonjë dokumenti të nxjerrë nga KRPP-ja;
- të krijojë dhe të mirëmbajë një Regjistër elektronik të Prokurimit Publik që shërben si vend për ruajtjen e kopjeve elektronike të të gjitha njoftimeve, ftesave, deklaratave, dosjeve të tenderit, raporteve, ankesave dhe vendimeve të arkivuara ose të nxjerra në lidhje me çdo aktivitet të prokurimit të kryer ose të iniciuar nga një autoritet kontraktues;
- të krijojë sisteme manuale dhe elektronike për monitorimin e zbatimit të këtij ligji nga ana e autoriteteve kontraktuese, duke përfshirë përgatitjen e formularëve të raportimit që duhet të plotësohen nga të gjitha autoritetet kontraktuese subjekte të këtij Ligji;
- të grumbullojë, analizojë dhe publikojë informacionet për procedurat e prokurimit publik dhe kontratat publike të dhëna;
- për çdo vit kalendarik të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend një raport vjetor që analizon aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për atë vit kalendarik, së bashku me rekomandimet për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose përmirësimin e këtij ligji, raport ky që dorëzohet jo më vonë se në fund të Shkurtit të vitit vijues kalendarik;
- të krijojë dhe mirëmbajë një faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të pa kufizuar në (i) këtë ligj dhe gjithë legjislacionin sekondar të nxjerrë sipas këtij ligji, (ii) interpretimet dhe dokumentet e përcaktuara në këtë nen 82, dhe (iii) të gjitha informacionet që përmbahen në Regjistrin e Prokurimit Publik;
- të zhvillojë një sistem elektronik informativ në mbarë Kosovën për të përmirësuar publikimin e njoftimeve të kërkuara nga ky ligj dhe për të publikuar dokumentet e tenderit;
- të mbështesë IKAP dhe autoritetet tjera publike të trajnimit dhe arsimimit për të siguruar arritjen dhe mbajtjen e një niveli të lartë kompetence në radhët e Zyrtarëve të Prokurimit dhe profesionistëve të tjerë të prokurimit për zbatimin e praktikave të mira të prokurimit dhe për respektimin e këtij ligji;
- të fillojë dhe mbështesë zhvillimin e prokurimit elektronik dhe komunikimit brenda fushës së prokurimit publik;
- të përgatisë dhe mbajë një listë të autoriteteve kontraktuese që i identifikon të gjitha entitetet që janë subjekt i këtij ligji, me kusht që nëse KRPP-ja nuk e përfshin një entitet në këtë listë, kjo (mos-përfshirja) të mos vendosë çështjes se nëse entiteti është jo autoritet kontraktues në kuptim të këtij ligji; dhe
- të ndërveprojë dhe të bashkëpunojë me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit për çështjet që lidhen me prokurimin publik.
Departamentet dhe Divizionet e KRPP-së janë:
1. Departamenti i Rregullave
1.1. Divizioni për Hartim të Legjislacionit;
1.2. Divizioni për Interpretime.
2. Departamenti i Monitorimit
2.1. Divizioni i Monitorimit;
2.2. Divizioni për Analizë dhe Statistikë.
3. Departamenti për trajnime dhe Integrime
3.1.Divizioni për Trajnim;
3.2.Divizioni për Integrime.
4. Departamenti i Sistemit të Prokurimit Elektronik
4.1.Divizioni i TI-së për Administrim të Sistemit të Prokurimit Elektronik;
4.2.Divizioni për Procese të Prokurimit Elektronik.
5. Zyrtari Përgjegjës për Financa
6. Divizioni i Shërbimeve të Përbashkëta
7. Zyrtari përgjegjës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
8. Zyrtari përgjegjës për Prokurim
Back
>