OPINIONE


OPINIONE

Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, pyetjet e adresuara në "rregullat.krpp@rks-gov.net", Departamenti i Rregullave i ka vlerësuar, shqyrtuar, ka përgatitë dhe publikuar opinionet: 




Kliko pyetje!

16. 24.10.2024 Nëse në Aktivitetin e Prokurimit të ndarë në LOTE, në një lot ka pas ankesë, a mundë të vazhdoj AK me lotet tjera për të cilat kanë përfunduar ankesat e ankimimit ?

Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.7 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP sqaron si në vijim:

 

Dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, për Prokurimin Publik (LPP) dhe as dispozitat e legjislacionit dytësor për prokurimin publik nuk e trajtojnë në mënyrë decidive një çështje të tillë.

 

Neni 30 i LPP-së si dhe dispozita e nenit 17.20 i Rregullores Nr. 001/2022 flasin për pagesat direkt për nënkontraktuesit. Në përputhje me dispozitat në fjalë, “Autoritetet kontraktuese mund të sigurojnë ku ata e konsiderojnë atë si të nevojshme, për pagesat direkte për nënkontraktorët”.

 

Megjithatë, paragrafi 10 i nenit 2 të Udhëzuesit Nr. 001/2023 për Prokurim Publik përcakton:

2.10 Në rastin e zhvillimit të aktiviteteve të prokurimit të ndarë në LOT-e, dhe nëse AK ka për qëllim apo duhet që për secilin LOT të krijoj kontratë të veçantë, atëherë ZPP këshillohet që ndarjen e LOT-eve në kontrata të veçanta ta bëjë gjatë përgatitjes së “Njoftimit për dhënie të kontratës (B08)” – ku në hapin përkatës (5) duhet të krijoj një numër të kontratës për secilin LOT dhe më pastaj një kontratë e tille trajtohet njëjtë si kontratë e veçantë në të gjitha fazat në vijim, krijimi i draftit të kontratës, Njoftimit për nënshkrim të kontratës dhe menaxhimi i kontratës gjithashtu.

Duke u bazuar në paragrafin 10 të nenit 2 të Udhëzuesit për Prokurim Publik, KRPP ofron këtë

 

OPINION

 

Meqenëse, se cila pjesë (lot) është kontratë e veçantë, AK mund të vazhdoj me dhënien e kontratave për pjesët (lotet) tjera për të cilat kanë përfunduar periudhat e ankimimit.

 

 

15. 24.10.2023 A lejohen pagesa direkt për anëtarët e grupit të Operatorëve Ekonomik (konzorciumit)?

Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.7 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP sqaron si në vijim:

 

Dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, për Prokurimin Publik (LPP) dhe as dispozitat e legjislacionit dytësor për prokurimin publik nuk e trajtojnë në mënyrë decidive çështjen e pagesës direkt për anëtarët e grupit të OE-ve.

 

Neni 30 i LPP-së si dhe dispozita e nenit 17.20 i Rregullores Nr. 001/2022 flasin për pagesat direkt për nënkontraktuesit. Në përputhje me dispozitat në fjalë, “Autoritetet kontraktuese mund të sigurojnë ku ata e konsiderojnë atë si të nevojshme, për pagesat direkte për nënkontraktorët”.

 

Duke u bazuar në nenin 87 të LPP-ës ( i cili ndër të tjera e autorizon KRPP-ën që të jep opinione dhe t’i këshilloj Autoritetet Kontraktuese dhe Operatorët Ekonomik për veprimet e tyre), KRPP ofron këtë:

 

OPINION

 

Në analogji me nenet e lartpërmendura, autoritetet kontraktuese mund të sigurojnë ku ata e konsiderojnë atë si të nevojshme për pagesat direkte për anëtarët e konzorciumit, natyrisht nëse arrihet pajtimi për këtë qëllim në mes të palëve kontraktuese, ndryshimi i tillë i pagesave nuk do të bëhet për të anashkaluar kërkesat e pranueshmërisë të përcaktuara me nenin 65 të LPP-së, si dhe të sigurohen se ndryshimi i pagesave të tilla nuk bie ndesh me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

 

 

14. 24.10.2023 A mund të nënshkruhen Deklarata nën betim dhe dokumentet tjera të Dosjes së Tenderit në emër të përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik ofertues, nga një person i pa autorizuar?

Konform nenit 87, paragrafi 2, nën paragrafi 2.7 i Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, sa i përket çështjes së autorizimit, KRPP sqaron se çështja për të autorizuar një person që të nënshkruaj Deklaratën nën Betim dhe ose dokumentet tjera të Dosjes së Tenderit në emër të përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik nuk rregullohet me dispozita të LPP dhe legjislacionit dytësor të nxjerrë nga KRPP në bazë të autorizimeve që i janë dhënë.

 

Çështja e autorizimit rregullohet me ligje tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.

 

Megjithatë, opinioni i KRPP-së është si në vijim: Për derisa në Formularët Standard të Dosjes së Tenderit përfshirë “Deklaratën nën Betim” dhe dokumentet tjera (Kërkesa për qasje në dokumente zyrtare, Kërkesa për Sqarim, Formulari i Tenderit etj) në të cilat kërkohen të dhënat mbi identifikimin e përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik (Emri dhe Mbiemri, pozita, nënshkrimi, data dhe vula), pra kërkohet të plotësohen dhe të nënshkruhen nga përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik, rrjedhimisht të njëjtat dokumente nuk mund të nënshkruhen nga një person tjetër jo kompetent apo që nuk ka autorizim për të nënshkruar dokumentet në fjalë.

 

Në pamundësi të nënshkrimit të dokumenteve në fjalë nga përfaqësuesi i operatorit Ekonomik, i njëjti mund të veprojë sipas rregullave mbi autorizimin të përcaktuara me ligjet përkatëse në fuqi në Republikën e Kosovës.

 

 

13. 22.06.2023 Si duhet të veprojë AK, në rast se një tenderues paraqet ndonjë dokument të tenderit në një gjuhë tjetër nga ajo e autorizuar me nenin 13 të LPP-së?

Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron këtë:

 

OPINION

 

Neni 13.4 i LPP-së në lidhje me gjuhët zyrtare të procedurës së tenderimit përcakton:

 

“Një operator ekonomik mund të paraqesë një tender, një kërkesë për pjesëmarrje apo ndonjë dokument tjetër të kërkuar apo që lejohet të plotësohet gjatë aktivitetit të prokurimit, në gjuhën Shqipe, Serbe ose në gjuhën Angleze”.

 

Kjo dispozitë në mënyrë të qartë përshkruhet në dokumentet standarde të tenderit.

 

Sipas dispozitës së lartpërmendur, tenderët mund të dorëzohen vetëm në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Ligji siç shihet nuk lejon ndonjë përjashtim në rastin e lartpërmendur.

 

Në LPP dhe legjislacionin dytësor të nxjerrë nga KRPP në bazë të autorizimeve që i janë dhënë me këtë ligj, nuk përcaktohet zgjidhja për AK-në se si duhet të veprojë në rast se një tenderues paraqet ndonjë nga dokumentet e tenderit në një gjuhë tjetër nga ajo e autorizuar me nenin 13 të LPP-së.

 

Në rast se një operator ekonomik dorëzon specifikimet teknike në një gjuhë tjetër (psh. në Gjuhën Gjermane, Italiane apo cilëndo gjuhë tjetër nga ajo e përcaktuar me këtë ligj), me pasojë që Komisioni i Vlerësimit nuk është në pozitë që të vlerësoj tenderin.

 

Në këtë rast, duhet të merren parasysh si në vijim:

 

1) neni 13.4 nuk lejon asnjë përjashtim nga gjuhët e përmendura. As format standarde të cilat imponojnë AK për të miratuar të gjitha ose disa nga gjuhët e përcaktuara në nenin 13.4. Përveç kësaj, duhet të ceket se LPP-ja, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, tashmë e lejon përdorimin edhe të Gjuhës Angleze. Zgjedhja e ligjvënësit është bërë në faktin se, duke qenë Gjuha Shqipe dhe Serbe jo shumë e përhapur, Gjuha Angleze lejon pjesëmarrjen e Operatoreve të huaj Ekonomik, pasi që është gjuha që përdoret ndërkombëtarisht;

 

2) në rastin e përmendur, është menduar, se specifikimet teknike të produktit të ofruar nga OE në fjalë do të duhet të ishin në dispozicion, jo vetëm në gjuhën e tenderuesit, por edhe në gjuhën angleze. Specifikimet teknike të çdo produkti që ka relevancë ndërkombëtare zakonisht janë në dispozicion në gjuhën angleze.

 

Kur ato nuk janë në dispozicion, OE në fjalë duhet të ketë dorëzuar, në vend të specifikimeve teknike në gjuhën e tenderuesit, një përkthim të certifikuar në anglisht për specifikimet teknike.

 

Pra, sjellja e dokumenteve në gjuhë tjetër nga ato të lejuara me ligj, është neglizhencë e OE.

 

3) Dispozita e lartpërmendur e LPP-së e cila përcakton përdorimin e gjuhëve gjatë procedurave të tenderimit është e përshkruar në mënyrë që të vë komisionin vlerësues në pozitë më të mirë për të vlerësuar përmbajtjen e tenderit.

 

Në parim, prodhimi i dokumenteve i cili nuk është i shoqëruar me një përkthim zyrtar është ekuivalente me mos-prodhim të të njëjtit, pasi që pengon autoritetin kontraktues që të ketë njohuri të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë për elementet përkatëse të tenderit.

 

4) Parimi i lartpërmendur mund të ketë një shmangie kur nuk ka të bëjë me pjesë thelbësore të tenderit, si për shembull broshura, anekse ose dokumente të tjera që kanë karakter jo të detyrueshëm, por thjesht dorëzohen nga OE për të përshkruar më mirë produktin e ofruar.

 

Specifikimet teknike pjesë thelbësore e tenderit, prandaj, tenderi i cili ofron specifikimet teknike në gjuhë tjetër nga ajo e përcaktuar me LPP, duhet të përjashtohet.

 

Ndërsa për cilindo dokument tjetër të kërkuar si dëshmi sipas nenit 65-71 të LPP-së, në përputhje me nenin 72 të LPP-së mund të kërkohet nga OE që të dorëzojë një përkthim zyrtar të të njëjtit dokument.

 

12. 09.06.2023 Eksperti (inxhinieri, specialisti) i një fushe specifike, i deklaruar me tender, a lejohet të zëvendësohet gjatë fazës së vlerësimit të tenderëve?

Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të LPP-së, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-237, Ligjin nr. 05/L-068 dhe Ligjin nr. 05/L-092, duke qenë se çështja për të cilën është parashtruar pyetja nuk rregullohet me dispozitë të veçantë në ligj dhe legjislacionin dytësor, KRPP ofron këtë:

 

OPINION

 

Meqenëse, çështja e zëvendësimit të një eksperti (inxhinieri, specialisti) i një fushe specifike të deklaruar me tender, gjatë fazës së vlerësimit të tenderëve, nuk trajtohet në mënyrë eksplicite me dispozita të LPP-së dhe legjislacionit dytësor, opinioni i KRPP-së bazohet në parimet e përgjithshme të prokurimit publik të përcaktuara me dispozita të veçanta të LPP-së.

 

“Lista e stafit” eksperti (inxhinieri, specialisti i fushave të ndryshme) të cilit i referoheni në pyetjen tuaj ishte një kriter përzgjedhjeje në lidhje me kualifikimet teknike dhe/ose profesionale (neni 69 i LPP-së) të përcaktuara nga autoriteti kontraktues në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë dhe që operatorët ekonomik duhej të paraqesin dëshmitë për këtë qëllim në ofertat e tyre.

 

Para së gjithash, në tenderin e tij fillestar, tenderuesi shprehu vullnetin e tij për të angazhuar një ekspert specifik për ekzekutimin e kontratës në fjalë, dhe ai duhej t'i dëshmonte autoritetit kontraktues se ky ekspert specifik plotëson kushtet dhe kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë.

 

Së dyti, duhet theksuar se emërimi nga tenderuesi i një eksperti të ri, i cili nuk ishte i listuar në tenderin fillestar, përfaqëson futjen e një elementi të ri në tender që mund të çojë në një tender materialisht të ndryshëm nga ai i paraqitur fillimisht.

 

Për më tepër, autoriteti kontraktues duhet t’i vlerësojë tenderët në bazë të kërkesave të përcaktuara në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë (neni 59 i LPP-së). Nga kjo rezulton se autoriteti kontraktues vlerëson tenderët në bazë të informacionit të specifikuar në tenderin e dorëzuar brenda afatit kohor për dorëzimin e tenderit, dhe jo në bazë të informacioneve të reja të dorëzuara më vonë, përveç atyre të lejuara në kuadër të sqarimeve dhe plotësimeve shtesë (neni 59 dhe 72 i LPP-së).

 

Së fundi, një tender konsiderohet të jetë i përgjegjshëm kur, ndër të tjera, është dorëzuar nga një operator ekonomik që plotëson kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë.

 

Pra, pyetja e parë këtu është nëse eksperti i deklaruar në listën e stafit i ka përmbushur kushtet dhe kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit.

 

Nëse përgjigja është JO, atëherë zëvendësimi i këtij eksperti me një të ri, qoftë me iniciativën e autoritetit kontraktues ose vetë tenderuesit, duhet të konsiderohet si një ndryshim material i një tenderi që synon të bëjë një tender të papërgjegjshëm, si të përgjegjshëm. Kjo definitivisht nuk lejohet.

 

Zëvendësimi i një eksperti të deklaruar me tender i cili i ka përmbushur kërkesat e përcaktuara nga autoriteti kontraktues në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë, mund të lejohet nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

 

- Tenderuesi me arsye objektive e bind autoritetin kontraktues se zëvendësimi i ekspertit është i nevojshëm për shkak të rrethanave objektivisht të justifikuara, dhe

- Eksperti i ri plotëson kushtet dhe kërkesat e dosjes së tenderit në të njëjtin nivel me ekspertin e propozuar fillimisht.

 

Për shembull, sëmundja, vdekja, pensioni ose mungesa e ekspertit për arsye të tjera objektive si ndërprerja e kontratës së punës etj. mund të konsiderohen rrethana objektive që tenderuesi nuk mund t'i kontrollojë apo ndikojë. Në rrethana të tilla, është e justifikuar që autoriteti kontraktues të lejojë zëvendësimin e një eksperti.

 

Gjatë procesit të ekzaminimit dhe vlerësimit të tenderëve, autoriteti kontraktues duhet të përcaktojë nëse eksperti i ri i plotëson kushtet dhe kërkesat e dosjes së tenderit në të njëjtin nivel me ekspertin e përcaktuar fillimisht. Nëse eksperti i ri i plotëson të gjitha kushtet në të njëjtin nivel, autoriteti kontraktues mund të pranojë një zëvendësim të tillë.

 

Ndërsa,

 

Nëse eksperti i ri nuk i plotëson kushtet në të njëjtin nivel, atëherë autoriteti kontraktues nuk duhet të pranojë zëvendësimin e ekspertit.

 

 

 

11. 09.06.2023 Cili është përkufizimi i termeve “të njëjta” dhe “të ngjashme” në kuptim të kontratave të realizuara në tri vitet e fundit?

Me LPP, saktësisht në nenin 4 (Përkufizimet) të këtij ligji dhe as me legjislacionin dytësor të nxjerrë nga KRPP në bazë të autorizimeve që i janë dhënë me këtë ligj nuk jepet ndonjë përkufizim i termeve "të njëjta" dhe "të ngjashme", megjithatë konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të LPP-së, KRPP ofron këtë:

 

OPINION

 

Termi "njëjtë (i, e)" mbiemër që ka kuptimin po ai, ose po ajo gjë. Shembull: i njëjti send, i njëjti vend, e njëjta ngjyrë etj.

 

Termi "ngjashëm (i, e)" mbiemër, ka kuptimin që ngjan shumë me një tjetër. Shembull: në raste (në rrethana) të ngjashme.

 

Në kuptim të prokurimit publik:

 

Termi " njëjtë (i, e)" ka kuptimin e një furnizimi, shërbimi a pune të njëjtë (identike) me atë që kërkohet dhe/ose lëndën e kontratës.

 

Termi “të ngjashme” ka kuptimin e furnizime, shërbimeve, punëve të ngjashme me atë që kërkohet në Dosjen e tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë.

 

Shembull: Lënda e Kontratës “Furnizim me mollë”. Nëse AK kërkon si dëshmi ” Listën e Kontratave të furnizimeve të njëjta gjatë tri viteve të fundit nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë në vlerë prej minimum.....euro”. Kjo duhet të nënkuptoj se OE duhet të sjellë listën e kontratave të furnizimeve me mollë në vlerën e specifikuar dhe i përjashton OE nga pjesëmarrja që kanë kryer furnizime me pemë dhe/ose perime të tjera. Prandaj një kërkesë e tillë e kufizon maksimalisht konkurrencën dhe i diskriminon operatoret ekonomik potencial (paragrafët 2 dhe 3 të nenit 7 të LPP-së).

 

Në LPP, specifikisht në nenin 69 lidhur me kapacitetet teknike dhe/ose profesionale, referenca përshkruhet si në vijim: “Listën me të cilën specifikohen të gjitha furnizimet kryesore të rëndësishme të operatorit ekonomik të realizuara në tri vitet e shkuara.....” Pra, nuk përmendet asnjëri nga termet “të njëjta” apo “të ngjashme”.

 

Pavarësisht nga kjo, çdo herë në çdo fazë të aktivitetit të prokurimit AK-të duhet t’i respektojnë parimet themelore të prokurimit publik (transparenca, konkurrenca e lirë, trajtimi i barabartë jo diskriminimi). Prandaj AK-të nuk duhet të specifikojnë kritere të përzgjedhjes me të cilat e kufizojnë konkurrencën dhe i diskriminojnë operatorët ekonomik potencial dhe kështu të mos mund të arrihet vlera për para.

 

Sa i përket pyetjes së parashtruar nga AK se: “Cilat furnizime, shërbime apo punë konsiderohen të ngjashme...?, KRPP nuk mund të tejkalojë autorizimet që i janë dhënë me ligj dhe të përcaktoj se cilat furnizime, shërbime apo punë konsiderohen të ngjashme me lëndën e kontratës së specifikuar nga AK në Dosjen e tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë.

 

Një përcaktim i tillë është kompetencë ekskluzive e AK-së. Pra Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit me ndihmën e njësisë së kërkesës dhe/ose ekspertëve të kësaj fushe mund të përcaktojnë shërbimet e ngjashme. Në kë rast si orientim i mirë për përcaktimin e furnizimeve, shërbimeve apo punëve të ngjashme mund të shërbejnë edhe kodet e përcaktuara në FPP ku aktualisht janë të publikuara 8.323 kode të FPP në Platformën Elektronike të Prokurimit Publik.

 

10. 22.11.2022 A lejohet formimi i grupit të Operatorëve Ekonomik në mes të një Ndërmarrje Publike dhe një Kompanie Private?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron OPINIONIN si në vijim:


Formimin e Grupeve të Operatorëve Ekonomik e parasheh neni 71 i LPP-së dhe neni 26 i Rregullorës për Prokurim Publik (RRPP).


Dispozitat e Legjislacioneve të lartpërmendura nuk e trajtojnë formimin e Grupeve të Operatorëve Ekonomik (konzerciumit) në mes të Ndërmarrjeve Publike dhe Kompanive Private.


Në këtë rast është thelbësore t’i referohemi përkufizimeve të Operatorit Ekonomik, si dhe Ofruesit të shërbimeve, punëve dhe furnizimeve të përcaktuara me Ligjin e Prokurimit Publik.


Termi Operator Ekonomik sipas paragrafit 1.19 të nenit 4 të LPP-ës është:


“Term të përgjithshëm që përfshinë furnizuesin, ofruesin e shërbimeve dhe/ose kontraktuesin e punëve. Për qëllimet e ligjit në fuqi, organizatat e shoqërisë civile konsiderohen operatorë ekonomik”.


Ndërsa ofruesin e shërbimeve paragrafi 1. 57. i po të njëjtit nen e përkufizon si në vijim:


“Çdo person, ndërmarrje ose organ publik, ose i personave, ndërmarrjeve dhe/ose organeve të tilla që kryejnë dhe/ose ofrojnë të kryejnë shërbime”.


Të njëjtat përkufizime jepen në të njëjtin nen edhe për kontratat e punëve dhe furnizimeve.


Sipas paragrafëve të lartpërmendur, legjislacioni për prokurimin publik nuk bën dallim në mes të një subjekti publik dhe atij privat në individualitetin e pjesëmarrësve në një procedurë tenderimi.


Prandaj duke u bazuar në të dhënat e lartpërmendura (paragrafët 1.19. dhe 1. 57 të nenit 4 të LPP-ës) si dhe duke u bazuar në nenin 87 të LPP-ës , i cili ndër të tjera e autorizon KRPP-n që të jep opinione Autoriteteve Kontraktuese dhe Operatorëve Ekonomik për veprimet e tyre, KRPP ofron OPINION si në vijim:


Një Ndërmarrje Publike mund të krijoj konzercium me një Kompani Private për të ofertuar në aktivitete të Prokurimit të shpallura nga Autoritetet Kontraktuese, pra, mund t’i nënshtrohen konkurrencës sikurse çdo Operator apo grup Operatorësh tjerë Ekonomik, por në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet që gjatë vlerësimit të tenderëve Autoriteti kontraktues të krijoj avantazh për grupin e Operatorëve Ekonomik (konzerciumin ) në mes Ndërmarrjes Publike dhe Kompanisë Private apo Ofertuesit të vetëm për arsye të natyrës së të qenurit subjekt publik. Pra, secili pjesëmarrës duhet të trajtohet, duke respektuar plotësisht parimet themelore të LPP (Ekonomiciteti dhe Efikasiteti, Barazia në Trajtim, Jo-Diskriminimi dhe Transparenca).




9. 22.11.2022 A mund të konsiderohet variant i produktit, të specifikuar në Dosjen e Tenderit, nëse është kërkuar një mostër dhe OE sjellë dy mostra që janë të të njëjtit specifikim, por që kanë ndonjë dallim të vogël në model?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-02 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar KRPP ofron OPINIONIN si në vijim:


“Variant” i produktit apo shërbimit do të thotë një produkt apo shërbim i ofruar që përmban një apo më shumë ndryshime thelbësore të specifikimeve të detyrueshme teknike të deklaruara nga AK në Dosjen e Tenderit si dhe shumën e deklaruar të ofertuesit për t’i shtuar ose zbritur çmimit bazë të produktit të ofruar në përputhje me specifikimet.


Mundësia e varianteve përfshihet në çdo rast kur AK ka përpiluar një Specifikim, por konsideron se mund të ketë një mënyrë më të mirë, më efikase, me vlerë për para ose inovative për të ofruar produktin apo shërbimin.


Kurdo që AK lejon variantet, duhet të përdor Kriterin ekonomikisht më të favorshëm dhe të përcaktojë qartë nen kriteret që lejojnë një vlerësim të drejtë, të barabartë, transparent dhe jo diskriminues të ofertuesve.


Nëse merret një vendim nga AK për t’i lejuar variantet, në përputhje me paragrafin 2 të nenit 28 të LPP-së AK duhet të deklarojë në dosjen e tenderit kërkesat minimale për t’u plotësuar nga variantet dhe ndonjë kërkesë specifike për prezantimin e tyre.


Kur Autoriteti Kontraktues autorizon variantet, ofertuesi duhet gjithashtu të paraqesë një ofertë në përputhje me specifikimin (me fjalë të tjera një ofertues që dëshiron të paraqesë një ofertë variant duhet të paraqesë dy oferta të veçanta në të njëjtën kohë - njëra në përputhje me kërkesën origjinale plus variantin).


Në rast se AK i kërkon apo i autorizon ato, do të deklarojë në dokumentet e tenderit kërkesat minimale që duhet të plotësojnë variantet dhe çdo kërkesë specifike për paraqitjen e tyre. Vetëm variantet që plotësojnë kërkesat minimale do të merren në konsideratë.


Në rast se Autoritetet kontraktuese lejojnë variantet duhet të sigurojnë efektivitetin e parimeve të përgjithshme të prokurimit, në veçanti transparencën, mos diskriminimin dhe konkurrencën.


Kurdo që AK në dosjen e tenderit NUK autorizon variantet, dhe një OE ofron një ofertë në përputhshmëri me specifikimet e detyrueshme teknike të produktit duke specifikuar edhe çmimin për atë produkt, mirëpo njëkohësisht sjellë edhe një mostër tjetër (model) që nuk dallon ndjeshëm nga produkti i specifikuar nga AK në Dosjen e Tenderit, si rrjedhojë një ofertë e tillë është e pranueshme vetëm kur vlerësohet nga AK si e pa rëndësishme dhe merret për bazë në vlerësim mostra që është në përputhshmëri me specifikimet e detyrueshme teknike të përcaktuara në Dosjen e Tenderit.


8. 22.11.2022 Në rast se OE përjashtohet nga pjesëmarrja në aktivitet e prokurimit me Vendim të OSHP-së, përjashtimi a vlen nga data e Vendimit të OSHP-së apo përjashtimi vlen edhe për aktivitetet e prokurimit që janë në proces të iniciuara para datës së vendimit të OSHP-së?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron OPINIONIN si në vijim:


Paragrafi 2 i nenit 99 të LPP-së, përcakton:


"2 Në bazë të një kërkese me shkrim nga autoriteti kontraktues në lidhje me paraqitjen e të dhënave të rreme ose të një dokumenti të falsifikuar nga operatori ekonomik, OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një (1) vjeçare".


Paragrafi 2 i nenit 99 të LPP-së përcakton një masë sanksionuese ndaj operatorëve ekonomik sipas të cilës me një vendim të formës së prerë iu ndalohet operatorëve ekonomik të marrin pjesë në aktivitetet e prokurimit deri në një (1) vit.


Dispozita e lart cituar nuk përcakton se kjo ndalesë vlen për aktivitetet e prokurimit që publikohen pas datës së vendimit të formës së prerë, apo edhe për aktivitetet e prokurimit që janë në proces.


Megjithatë,


OPINIONI i KRPP-së është si në vijim:


Operatori Ekonomik në çdo rast përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurat e prokurimit prej momentit kur ka ndodhë deklarata e rreme. Pra, prej momentit kur konstatohet rrethana e sanksionuar dhe meqenëse dispozita e lart cekur nuk përcakton asgjë, përjashtimi duhet të vlejë për aktivitetet e prokurimit të publikuara brenda periudhës së përcaktuar me këtë nen.


Përjashtimi nuk duhet të vlejë për aktivitetet e prokurimit që janë në proces (të publikuara para datës së vendimit për përjashtim), për dy arsye:


E para: sanksioni duhet të vlejë vetëm për aktivitetet e prokurimit të publikuara brenda një viti nga data e vendimit, përndryshe sanksioni do të kthehej në fakt para kohës kur ka ndodhë rrethana e sanksionuar; dhe


E dyta: Nëse përjashtimi do të zbatohej edhe për aktivitetet e prokurimit që janë në proces, efekti i tij i vërtetë sanksionues do të ishte për një periudhë më shumë se një vit, gjë që do të binte ndesh me ligjin.


7. 22.11.2022 A duhet të refuzohet tenderi apo të kërkohet sqarime sipas 72, i cili ka sjellë dokumente në gjuhë tjetër nga ato të lejuara me LPP?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron OPINIONIN si në vijim:


Neni 13.4 i LPP-së në lidhje me gjuhët zyrtare të procedurës së tenderimit përcakton:


“13.4 Një operator ekonomik mund të paraqesë një tender, një kërkesë për pjesëmarrje apo ndonjë dokument tjetër të kërkuar apo që lejohet të plotësohet gjatë aktivitetit të prokurimit, në gjuhën Shqipe, Serbe ose në gjuhën Angleze”


Kjo dispozitë në mënyrë të qartë përsëritet në format standarde të dokumenteve të tenderimit të miratuara nga KRPP në bazë të autorizimeve që i janë dhënë me LPP.


Sipas dispozitave të lartpërmendura tenderët mund të dorëzohen vetëm në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Ligji siç shihet nuk lejon ndonjë përjashtim në rastin e lartpërmendur.


Në LPP dhe legjislacionin dytësor të nxjerrë nga KRPP në bazë të autorizimeve që i janë dhënë me ligj, nuk përcaktohet zgjidhja për AK-në se si duhet të veprojë në rast se një tenderues paraqet ndonjë nga dokumentet e tenderit në një gjuhë tjetër nga ajo e autorizuar me nenin 13 të LPP-së.


Si rrjedhojë, bazuar në nenin 13 të LPP-së dhe format standarde (dokumentet e tenderimit), KRPP ofron këtë OPINION:


Në rast se një operator ekonomik dorëzon specifikimet teknike në një gjuhë tjetër (psh. në Gjuhën Gjermane, Italiane apo cilëndo gjuhë tjetër nga ajo e përcaktuar me këtë ligj), me pasojë që Komisioni i Vlerësimit nuk është në pozitë që të vlerësoj tenderin.


Në këtë rast, duhet të merren parasysh si në vijim:


1) neni 13.4 nuk lejon asnjë përjashtim nga gjuhët e përmendura. As format standarde të cilat imponojnë AK për të miratuar të gjitha ose disa nga gjuhët e përcaktuara në nenin 13.4. Përveç kësaj, duhet të ceket se LPP-ja, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, tashmë e lejon përdorimin edhe të Gjuhës Angleze. Zgjedhja e ligjvënësit është bërë në faktin se, duke qenë Gjuha Shqipe dhe Serbe jo shumë e përhapur, Gjuha Angleze lejon pjesëmarrjen e Operatoreve të huaj Ekonomik, pasi që është gjuha që përdoret ndërkombëtarisht;


2) në rastin e përmendur, është menduar, se specifikimet teknike të produktit të ofruar nga OE në fjalë do të duhet të ishin në dispozicion, jo vetëm në gjuhën e tenderuesit, por edhe në gjuhën angleze. Sipas përvojës, në fakt, specifikimet teknike të çdo produkti që ka relevancë ndërkombëtare zakonisht janë në dispozicion në gjuhën angleze.


Kur ato nuk janë në dispozicion, OE në fjalë duhet të ketë dorëzuar, në vend të specifikimeve teknike në gjuhën e tenderuesit, një përkthim të certifikuar në anglisht për specifikimet teknike.


Pra, sjellja e OE që sjellë dokumente në gjuhë tjetër nga ato të lejuara me ligj, është neglizhencë dhe plotësisht e pavarur nga një dispozitë e veçantë në dokumentet e tenderit.


3) Dispozita e lartpërmendur e LPP-së e cila përcakton përdorimin e gjuhëve gjatë procedurave të tenderimit është e përshkruar në mënyrë që të vë komisionin vlerësues në pozitë më të mirë për të vlerësuar përmbajtjen e tenderit


Në parim, prodhimi i dokumenteve i cili nuk është i shoqëruar me një përkthim zyrtar është ekuivalente me mos-prodhim të të njëjtit, pasi që pengon autoritetin kontraktues që të ketë njohuri të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë për elementet përkatëse të tenderit.


4) parimi i lartpërmendur mund të ketë një shmangie kur nuk ka të bëjë me pjesë thelbësore te tenderit, si për shembull broshura, anekse ose dokumente të tjera që kanë karakter jo të detyrueshëm, por thjesht dorëzohen nga OE për të përshkruar më mirë produktin e ofruar. Në të kundërt, në rastin e përmendur, OE ka paraqitur në një gjuhë tjetër specifikimet teknike të cilat përfaqësojnë një pjesë thelbësore dhe të nevojshme për pranimin e tenderuesit.


Kështu, duke pasur parasysh konsideratat e lartpërmendura, tenderi i cili ofron specifikimet teknike në gjuhë tjetër nga ajo e përcaktuar me LPP, duhet të përjashtohet.


Ndërsa për cilindo dokument tjetër të kërkuar si dëshmi sipas nenit 65-71 të LPP-së, në përputhje me nenin 72 të LPP-së mund të kërkohet nga OE që të dorëzojë një përkthim zyrtar të të njëjtit dokument.


6. 22.11.2022 Si të veprohet në rastet e OE me status “biznes individual” në ARBK dhe të cilët në sistem të prokurimit elektronik paraqiten me emrin e biznesit “emri mbiemri BI” dhe jo me emrin tregtar – kjo si pasojë e ndryshimeve të numrit fiskal apo pajisjen e bizneseve me Numër Unik Identifikues (NUI)?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, KRPP ofron OPINIONIN si në vijim:


Ne rastin kur OE si biznese individuale, në Sistem të Prokurimit Elektronik paraqiten me emër të biznesit, p.sh. “emri mbiemri BI” dhe jo me “emër tregtar”, atëherë nga perspektiva e autoriteteve kontraktuese, oferta dhe dokumentet përkatëse duhet të trajtohen të barasvlershme pavarësisht se janë në emër të biznesit apo emrit tregtar. Barasvlerëshmëria duhet të verifikohet me certifikatë të biznesit dhe Numrin Unik Identifikues (NUI).


Në rast se për OE është e papërshtatshme qe në sistem të prokurimit elektronik të paraqiten me emër të biznesit “emri mbiemri BI” dhe preferojnë që të paraqiten me “emrin tregtar”, atëherë OE duhet të kontaktojnë ATK-në për të bërë ndryshimet e nevojshme.


5. 22.11.2022 A duhet të gjithë anëtarët e grupit të operatorëve ekonomik (konzerciumit), ta shkarkojnë dosjen e tenderit?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjet e parashtruara, KRPP ofron OPINIONIN, si në vijim:


Neni 45.9 i Rregullores për prokurim Publik, përcakton si në vijim:


“Dosja e tenderit duhet te shkarkohet nga palët e interesuara nga platforma e prokurimit elektronik..”


Në rast të konzerciumit, palë e interesuar është Konzerciumi (pra grupi i operatorëve ekonomik e jo anëtarët e grupit si individual).


Si rrjedhojë, jo domosdoshmërisht të gjithë anëtarët e konzerciumit duhet të shkarkojnë dosjen e tenderit. Mirëpo, në mënyrë që të gjithë OE anëtarë të konzerciumit të jenë të informuar për rrjedhën e aktivitetit të prokurimit, duhet që aktivitetet e prokurimit (në të cilat dëshirojnë të marrin pjesë si konzercium) ti shtojnë si favorit brenda sistemit, në mënyrë që automatikisht të njoftohen nga sistemi ( me e-mail dhe inbox brenda llogarisë) për të gjitha njoftimet që i shkojnë OE-së që ka shkarkuar dosjen e tenderit në emër të konzorciumit.


4. 22.11.2022 A ka të drejtë Autoriteti Kontraktues, sipas këtij ligji të blej mallra të përdorura?


Në përputhje me nenin 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP ofron OPINIONIN, si në vijim:


Në Ligjin e Prokurimit Publik Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 si dhe legjislacioni dytësor nuk ka ndonjë dispozitë të veçantë që e rregullon prokurimin e mallrave të përdorura. Për më tepër ky ligj dhe as Rregullorja për Prokurimin Publik nuk përcaktojnë asgjë për prokurimin e mallrave të përdorura.


Prokurimi i mallrave të përdorura nuk rekomandohet, ngase specifikimet teknike siç përcaktohen nga autoriteti kontraktues nuk garantojnë domosdoshmërisht se dy apo më shumë mallra që kanë të njëjtat specifikime teknike kanë edhe kapacitetet e njëjta në kushtet përformancës dhe funksionalitetit. Kjo është për shkak të faktit të paparashikueshëm dhe të pa kontrollueshëm sepse një produkt mund të jetë në gjendje më të mirë se tjetri, apo thjesht njëri më pak i prishur se tjetri.


Arsyet e tilla në të vërtetë mund të ndikojnë në cilësinë, përformancën dhe funksionalitetin e mallrave dhe mund të bëjnë blerje krejtësisht jo efektive për autoritetin kontraktues. Pamundësia për të krahasuar dy tenderë identik do të përbëjë një shkelje të parimit të trajtimit të barabartë të konkurrentëve.


Sidoqoftë, prokurimi i mallrave të përdorura mbetet në përgjegjësi të autoritetit kontraktues.


3. 22.11.2022 A lejohet ndryshimi i destinacionit (vendndodhjes) së projektit ose ndërrimi i objektit për renovim pas nënshkrimit të Kontratës dhe a parashihen situata të tilla në dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurimit Publik?


Në përputhje me nenin 87, paragrafit 2, nën paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP ofron OPINIONIN, si në vijim:


Ligji i Prokurimit Publik është ligj procedural, i cili rregullon procedurat e prokurimit deri te dhënia dhe nënshkrimi i kontratës.


Çështja e menaxhimit dhe implementimit të kontratës i referohet kushteve të përcaktuara në kontratë dhe ligjeve tjera në fuqi.


Megjithatë,


Lënda e Kontratës duhet të përcaktohet në Njoftimin për Kontratë, dhe Lënda e Kontratës është pjesa elementare e të gjitha kontratave. Në rast të kontratave për punë, specifikimet teknike janë pjesë e dosjes së tenderit e cila do të bëhet pjesë e kontratës. Një përshkrim i përgjithshëm i vend-punishtes përfshin vendndodhjen e punishtes, lejet, projektet e detajuara, planet e lokacionit etj.


Projekti Ekzekutiv normalisht duhet të përfshin, si në vijim:


1. Planin apo planet e lokacionit, që do të përfshijë një përfaqësim grafik të vendit ku do të bëhet ndërtimi, ndërtesat ekzistuese, të mbetura apo të planifikuara, ndërtesat e demoluara, vegjetacionin, si dhe masat përcaktuese si dhe një skicë të lidhjeve në mes të vendit dhe / ose ndërtesave dhe të rrjetit të energjisë dhe lidhjen me sistemin publik të shërbimeve të saj,


2. Planet gjenerale dhe planet e kateve, seksionet vertikale dhe horizontale, seksionet gjatësore, seksionet kryqezuese, pamjet, etj, në baze të cilave, ndërtesat dhe pjesët e saj , lokacioni hapësinor, masat, strukturat, materialet, instalimet, etj, mund të përcaktohen, mund te kontrollohet sasia, si dhe mund të përgatiten planet implementuese.


Duke marrë parasysh faktet e përmendura më lartë, ndryshimi i vendndodhjes së një projekti ndikon në të gjitha specifikimet teknike, edhe në qoftë se kompleksiteti dhe qëllimi i projektit mbetet i pandryshuar.


Prandaj, ndryshimi i vendndodhjes së punimeve, me fjalë të tjera, ndryshimi i lëndës së kontratës do të ishte kundër parimeve themelore të LPP-së.


Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh se, anulimi i kontratës fillestare që u nënshkrua si rezultat i procedurës së prokurimit publik do të shkaktonte probleme ligjore në autoritetin kontraktues pasi që, operatori ekonomik mund të kërkojë dëmshpërblim për shkak të anulimit të kontratës.


Bazuar në atë çfarë u tha më lartë, mbetet në përgjegjësi të Autoritetit Kontraktues të analizoj me kujdes rrethanat e lartë cekura dhe të merr vendimin e duhur.


2. 22.11.2022 Si të veprohet në rastet kur një Operator Ekonomik normën e TVSH-ës të përcaktuar me ligjin mbi TVSH-ën, për një apo më shumë artikuj në ofertën e tij e vendos gabimisht pra e vendos jo në bazë të normës së përcaktuar me Ligjin mbi TVSH-ën?


Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068, dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron OPINIONIN, si në vijim:

 

Në rast se një Operator Ekonomik ofron një çmim ku % (përqindja) e TVSH-ës është e gabuar (më e lartë apo më e ultë se norma e aplikueshme e TVSH-ës) Autoriteti Kontraktues do ta korrigjoj % (përqindjen) e atij apo atyre artikujve në bazë të normës së aplikueshme të TVSH-ës pa pasur nevojë të kërkoj sqarime shtesë nga Operatori Ekonomik në fjalë.




1. 22.11.2022 A mund të konsiderohet në përputhje me LPP-ën, inkorporimi i një kompanie në një kompani tjetër, ose ndryshimi i ekipit të kompanisë së një Operatori Ekonomik, pjesëmarrës në procedurat e tenderimit?

Konform nenit 87, paragrafit 2, nën-paragrafit 2.2 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068, dhe Ligjin Nr. 05/L-092, duke u bazuar në pyetjen e parashtruar, KRPP ofron OPINIONIN, si në vijim:

 

Fillimisht duhet theksuar se mundësitë për të kryer operime të tilla nga kompanitë e ndryshme nuk parashihen me legjislacionin e prokurimit publik.

 

Është e qartë se legjislacioni i prokurimit nuk mund të pengojë operimet e kompanive para ose gjatë kryerjes së një procedure të tenderimit, sepse kjo do të përbënte ndërhyrje të paligjshme në ushtrimin e lirë të kompanisë (garantuar normalisht nga Kushtetutat kombëtare).

 

Legjislacioni i prokurimit publik, nuk ka paraparë rregulla që kanë për qëllim rregullimin se si duhet te trajtohen situatat kur kanë të bëjnë me ndryshimin e stafit të kompanisë dhe inkuporimin e një kompanie në një kompani tjetër, për veç dispozitave të nenit 65 të LPP-ës, të cilat lidhen me pranueshmërin e një Operatori Ekonomik i cili është gati për te dorëzuar një tender, tashmë e ka dorëzuar një tender (ose është duke përformuar një kontratë).

 

Në veçanti, në kushtet e lartpërmendura, operimet e tilla bëhen të rëndësishme për zhvillimin e procedurës së tenderit kur ato përfshijnë:

 

a)      një Operator të ri Ekonomik, si rezultat i inkorporimit të operatorit ekonomik që ka paraqitur tender në një tjetër;

 

Mbështetur në Ligjin e Prokurimit Publik, KRPP, konsideron se: pas përfundimit të çdo aktiviteti të prokurimit me një kërkesë me shkrim Autoriteti Kontraktues i siguron qasje të arsyeshme secilës palë të interesuar (palë të interesit) në dokumentet e tenderit përveç atyre dokumenteve të klasifikuara si informata sekrete afariste nga OE dhe të pranuara si të tilla nga AK.

 

b)      ndryshimin e entitetit që ka kompetenca apikale brenda operatorit ekonomik në fjalë (si për shembull: pronari, mbajtësit e aksioneve të kapitalit, ose ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i vetë OE).

 

Rrethana nën pikën a) është zakonisht rezultat i një operimi të përbashkët ku dy kompani të ndryshme (një nga të cilat merr pjesë në procedurën e tenderit ose që ka një ose më shumë kontrata publike në fuqi) bien dakord se të gjitha të drejtat dhe detyrimet e kompanisë se inkorporuar barten tek kompania e inkorporuar dhe kompania e inkorporuar pajtohet me të gjitha të drejtat dhe detyrimet për kontratat që kompania i ka të përfshira në proces (duke përfshirë pozitën për pjesëmarrjen në procedurën e tenderit ose kryerjen e kontratave publike).

 

Në anën tjetër, rrethana nën pikën b) është rezultat i ndryshimeve normale në kuadër të ekipit të kompanisë. Në shumicën e rasteve të dy rrethanat nën pikat e lartpërmendura a) dhe b) mund të ndodhin në të njëjtën kohë.

 

Rrethanat e lartpërmendura, nuk parashihen në LPP dhe Rregulloren për Prokurimin Publik.


Duke qenë se LPP dhe as Rregullorja për Prokurimin Publik nuk e parashohin një çështje të tillë, rrjedh më se vijon:

 

1)      Kompania e themeluar merr përsipër pozitën juridike të kompanisë së inkorporuar në procedurën e prokurimit në fjalë, ku operimi i kompanisë udhëhiqet në përputhje me legjislacionin e Kosovës; Në çdo rast operatori i ri ekonomik duhet të plotësoj kushtet për pjesëmarrje dhe kushtet e përshtatshmërisë, siç parashikohet në nenin 65 të LPP;

 

2)      është e pranueshme qe një operator ekonomik të ndryshoje ekipin e kompanisë, me rezultat që kur ndryshimet e tilla kanë të bëjnë me pozicionet e kompanive që bien nën fushëveprimin e nenit 65 të LPP-së, personat e tillë duhet të përmbushin kushtet e parashikuara nga neni 65.3 të LPP-së.

 

Të dy ndryshimet duhet të komunikohen menjëherë nga operatori ekonomik në fjalë në çdo fazë të procedurës së prokurimit dhe madje edhe gjatë ekzekutimit të kontratës duke dorëzuar dokumentet e kërkuara për të dëshmuar përshtatshmërinë.

 

Aktualisht operimet e lartpërmendura nuk mund të përdoren nga Operatorët Ekonomik në një mënyrë për të anashkaluar rregullat në fuqi (në lidhje të veçantë me kushtet për pranueshmërinë).

 

Në çdo rast, duke mos pas ndonjë dispozitë të veçantë ne LPP që sanksionon sjelljet e tilla de facto, është në diskrecion te autoritetit kontraktues në fjalë që të dëshmoj sjelljen abuzive të Operatorit Ekonomik duke prodhuar dëshmitë adekuate.

 

Në përfundim:

 

Në rast të operimeve të tilla të kompanive, kompania e inkorpuruar merr përsipër ne procedurën e tenderimit pozitën juridike të kompanisë së inkorporuar, me kusht që:

 

1)      Kompania e inkorporuar plotëson të gjitha kushtet për pjesëmarrje (ose për ekzekutimin e kontratës);

 

2)      Në rast të ndryshimeve të ekipit të korporatës në lidhje me personat që bien nën fushëveprimin e nenit 65 të LPP-së, subjektet e reja duhet të plotësojnë kushtet e pranueshmërisë të kërkuara nga vetë LPP.

 

3)      Me kusht që veprimet e tilla të mos kryhen me qëllim të anashkalimit te kushteve te përshtatshmërisë siç kërkohen nga LPP.

 

Si do qoftë për kushtin e vendosur në pikën tre (3) mbetet ( tash për tash me që nuk ka dispozitë përkatëse ligjore) në diskrecion të AK-ës (të vendos) nëse për këtë ka dëshmi përkatëse.





>