Arkivi i Lajmeve
Trajnimi u mbajt nga ekspertet e projektit te USAID (KMI) te cilët kane elaboruar dhe diskutuar mjafte mire me pjesëmarrësit çështjet te cilat kane te bëjnë me temat e modulit . Ju njoftojmë se KRPP-ja ne bashkëpunim me USAIDI-ne , do të vazhdojë që përmes trajnimeve të ngritë kapacitetet profesionale të zyrtarëve përgjegjës të Autoriteteve Kontraktuese në fushën e prokurimit publik.
Në mbështetje të kërkesave të Autoriteteve Kontraktuese për trajnime ne fushën e prokurimit publik KRPP dhe USAID kane filluar një bashkëpunim për organizimin e trajnimeve te përbashkëta te cilat trajnime kane për qellim ngritjen e kapaciteteve profesionale te stafit ne Autoritete Kontraktuese te Kosovës.
Një trajnim i tillë u mbajte edhe sot me datën 13.06.2024 ne sallat e Hotel Emerald ne te cilën morën pjesë një numër prej 18 zyrtareve te disa komunave siç janë : komuna e Vitisë, Prizrenit , Ferizajt dhe Malishevës.
Mirëseardhje në trajnim me një fjalë rasti, pjesëmarrësve ju ka uruar Znj. Sanije Kelmendi - Zv. Drejtor i Departamentit për Trajnime dhe Integrime ne KRPP e cila ne emër te KRPP-se i falënderoj përfaqësuesit e USAID gjegjësisht projektin KMI (Integriteti i Komunave te Kosovës ) për bashkëpunimin dhe mbështetjen ne organizimin përbashkët te trajnimeve për prokurim public.
Ne trajnim morën pjesë pjesëmarrës të cilët kanë diskutuar për praktikat më të mira dhe vështirësitë më të cilat përballen zyrtaret e AK në proceset e Udhëheqjes se projekteve ,para tenderimit , gjate tenderimit dhe pas nënshkrimit te kontratave siç është edhe menaxhimi i kontratave në platformën e – prokurimit.