Njoftim - Takim me përfaqësues të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP).
Në kuadër të aktiviteteve të punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, anëtarët e Bordit të KRPP-së z. Avni Sahiti dhe znj. Fidane Spahija – Gjikolli, shoqëruar nga znj. Sanije Kelmendi –Zv. Drejtoresh e Departamentit për Trajnime dhe Integrime në KRPP dhe z. Musli Iballi - Zv. Udhëheqës i Divizionit për Trajnime, takuan përfaqësues të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Ministria e Punëve të Brendshme (IKAP) z. Enver Haxhijaj - Zv. Drejtor i Përgjithshëm i IKAP dhe z. Burim Balaj – Drejtor i Departamentit për Trajnime në IKAP.
Takimi u mbajt me kërkesë të KRPP-së me qëllim të njoftimit me anëtarët e Bordit të KRPP-së, punës së deritanishme dhe vazhdimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e trajnimeve për prokurim publik gjatë këtij viti.
Gjatë takimit përfaqësuesit e KRPP-së, prezantuan kërkesat dhe nevojat e Autoriteteve Kontraktuese, të cilat kryesisht lidhen me temat e trajnimit për menaxhimin e kontratës dhe prokurimin elektronik. Bazuar në diskutimet, IKAP shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së këtyre aktiviteteve për këtë periudhë, të cilëve u jemi falenderues.
Poashtu, gjatë takimit u diskutua shkurtimisht vlerësimi i deritanishëm i trajnerëve në fushën e prokurimit publik, proceset e trajnimeve për trajnerë si dhe ndryshimi i ligjit të ri të prokurimit publik.
Në fund përfaqësuesit e KRPP-së dhe IKAP u pajtuan që të vazhdojnë me takime të radhës për të diskutuar dhe qartësuar kërkesat dhe nevojat për trajnime në prokurim.