KRPP pjesë e webinarit të organizuar nga Banka Botërore
Me date 03.11.2022, Udhëheqësja e Divizionit për Integrim Evropian ne kuadër te Komisionit Rregullativ te Prokurimit Publik, znj. Vlora Kuqi, mori pjese ne webinarin e organizuar nga Banka Botërore, me temën: "Bankat e Zhvillimit Shumëpalësh dhe Prokurimet e tyre Publike të Gjelbërta për Zhvillim të Qëndrueshëm ". Objektivi i këtij aktiviteti ishte të prezantojë standardet dhe praktikat e Prokurimit Publik te Gjelbër të organizatave ndërkombëtare, të mësojë për iniciativat dhe punën analitike të tyre rreth Prokurimit Publik te Gjelbër dhe të diskutojë mënyrat për avancimin e mëtejshëm të zbatimit të Prokurimit Publik te Gjelbër në vendet në zhvillim.
Zbatimi i Prokurimit te Gjelbër, marrja ne konsiderate e aspekteve mjedisore ne prokurimin publik gjate zbatimit te aktiviteteve te prokurimit nga autoritetet kontraktuese, është thelbësore qe te kemi një ulje te ndikimeve negative ne ambient, në adresimin e çështjeve qe kane te bëjnë me ndryshimet klimatike dhe mjedisore dhe për të kontribuar në një zhvillim te qëndrueshëm.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, sipas përgjegjësive konform LPP, ne programin e trajnimeve ne fushën e prokurimit publik, ne vijimësi, për nivelin e avancuar te zyrtareve te prokurimit, ka përfshirë modul te veçante te trajnimit si: Ndikimi social dhe mjedisor I prokurimit publik. Kjo është bere ne mënyre qe te inkurajoje dhe vetëdijesojë autoritetet kontraktuese për marrjen ne konsiderate te aspekteve mjedisore gjate zbatimit te aktiviteteve te prokurimit drejt arritjes se një prokurimi dhe zhvillimi te qëndrueshëm.