Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik trajnoi 21 zyrtarë të MPJD-së për modulin Menaxhimi i kontratave dhe vlerësimi i përformancës
Për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e prokurimit publik, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), me datë 30.11.2022 ka mbajtur trajnim një ditor për zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Trajnimin e hapi dhe ju uroj mirëseardhje znj. Sanije Kelmendi- Zëvendësdrejtoresh e Departamentit për Trajnime dhe Integrime në KRPP, e cila foli për bashkëpunimin në mes të KRPP-së dhe MPJD - së, që nga paraqitja e kërkesës për mbajtjen e një trajnimi të tillë. Trajnimi për modulin “ Menaxhimi i Kontratave dhe vlerësimi i pëformances së OE “ ka një rëndësi të veçantë sidomos për menaxherët e kontratave të cilët janë të obliguar që këtë menaxhim të kontratës ta paraqesin në platformën e E- prokurimit. Trajnimin për këtë modul e mbajti trajneri i KRPP-së z. Osman Bytyqi, i cili demonstroj mjaft mirë dhe qartë se si bëhet menaxhimi i kontratave dhe vlerësimi i pëformances së OE përmes platformëa së E- prokurimit.
Mirëseardhje pjesëmarrësve ju uroj edhe znj. Shefkinaze Vllasaliu - Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit Publik në MPJD-së e cila falënderoj KRPP-në për përkrahjen e kërkesave dhe nevojave të MPJD-së për këtë trajnim ,duke uruar që ky bashkëpunim në mes të institucioneve të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në trajnim kanë marr pjesë afër 21 zyrtar të stafit të MAPL-së, të cilët kishin pozita të ndryshme në Ministri dhe ishin përcaktuar si menaxher të kontratave që janë duke u implementuar / përfunduar. Në fund të trajnimit të gjithë zyrtaret të cilët morën pjesë në trajnim u pajisen me certifikatë për pjesëmarrje për këtë modul të trajnimit.
Foto nga trajnimi ,