KRPP, mbajti trajnimin e radhës ne lidhje me menaxhimin e kontratave dhe vlerësimin e performancës së kontraktorëve në fushën e prokurimit publik
Meqë, menaxhimi i kontratave në prokurimin publik, në vijimësi, nga Institucione relevante vendore dhe ndërkombëtare është identifikuar si fushë me mangësi të theksuara, në procesin e menaxhimit të financave publike, KRPP, me dt.29/03/2023, mbajti trajnimin e radhës për përdorim të moduleve për menaxhimin e kontratës dhe vlerësimin e performancës së kontraktorëve përmes sistemit të e-prokurimi. Qëllim i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve te zyrtarëve përgjegjës për menaxhim të kontratave në fushën e prokurimit publik, si: Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës si dhe N.H ”Iber-Lepenc”.
Pjesëmarrës ne trajnim ishin 27 zyrtarë të prokurimit, zyrtarë përgjegjës dhe të ngarkuar për menaxhim të kontratave dhe vlerësimin të performancës së kontraktorëve të autoriteteteve kontraktuese, të 3 autoriteteve kontraktuese të lartcekura. Trajnimin u mbajt nga z. Osman Bytyçi, Udhëheqës i Divizionit për Monitorim në KRPP dhe trajner në fushën e prokurimit publik. Gjatë trajnimit u diskutuan edhe çështje ligjore sa i përket menaxhimit te kontratave ne prokurim publik.
Sipas nevojave te identifikuara dhe kërkesave të bëra nga vet autoritetet kontraktuese për forcim te kapaciteteve të zyrtareve përgjegjës dhe të ngarkuar për menaxhimin e kontratave në fushen e prokurimit publik, KRPP, do të vijojë në mbajtjen e trajnimeve në lidhje me këtë çështje.