Njoftim për Autoritete Kontraktuese


Aplikimi i paragrafeve 19.7, 19.8 dhe 19.9 të Rregullores Nr. 01/2022 për Prokurimin Publik

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) me ndryshimet e fundit të Rregullorës Nr. 01/2022 për Prokurimin Publik, e cila ka hyrë në fuqi më datë 01 nëntor 2022, ka bërë përditësime të rëndësishme për të plotësuar dhe sqaruar dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik dhe për të ndjekur zhvillimet e fundit në sektorin e prokurimit publik.Një ndër përditësimet e rëndësishme të rregullores, ka të bëjë me përfshirjen e rregullave mbi përshkrimet e Specifikimeve Teknike në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve, të cilat rregulla janë në funksion të rritjes së sigurisë kibernetike dhe në pajtueshmëri me zhvillimet ndërkombëtarë në këtë fushë. Rregullat mbi përshkrimet e Specifikimeve Teknike në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve, janë përfshirë në Rregulloren Nr. 01/2022 për  Prokurimin Publik, Neni 19 - Specifikimet Teknike dhe paragrafet si në vijim:

19.7 Gjatë përshkrimit të specifikimeve teknike për punë, furnizime ose shërbime që kërkohen në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimeve, AK-se duhet të ndalojë përshkrime teknike që: a) specifikojnë paisje, shërbime dhe prodhues të dyshimtë të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit; b) paraqesin rrezik për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën kritike të vendit; dhe c) paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare të vendit. 

19.8 Për aplikim të paragrafit 19.7 Autoritetet Kontraktuese duhet të sigurohen që paisjet, shërbimet dhe prodhuesit e specifikuar nuk i takojnë vendeve (shteteve) për të cilat Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione në import/eksport, ose vendeve, prodhimet, shërbimet dhe furnizimet e të cilave konsiderohen si të pabesueshme nga ndonjëra prej organizatave/vendeve, siç janë: Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, OECD ose Shoqata Evropiane për Tregëti të Lirë.

19.9 Në çdo rast, AK përveç përgatitjes së specifikimeve teknike, paragrafet 19.7 dhe 19.8 duhet të merren parasyshë dhe të aplikohen edhe gjatë fazës së vlerësimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kontraktuesit., dhe nësë furnizuesi, prodhuesi, shërbimi (përfshirë nën furnizimet/prodhimet/shërbimet) i përfshirë në ofertë i takon përkufizimeve sipas paragarfit 19.7 ose 19.8 të kësaj rregullore, AK duhet automatikisht t’a përjashtojë nga konkurrenca. 

Për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga sa u tha më lartë, KRPP udhëzon Autoritetet Kontraktuese që, duke u bazuar në referencë dhe praktikat e shteteve dhe organizatave të listuara në Nenin 19.8, se ndalohen të vendosen specifikacione teknike, e rrjedhimisht edhe prokurimeve nga furnitorët, mallrat dhe shërbimet e përfshira sipas listës së pajisjeve dhe shërbimeve të mbuluara nga Neni 2 i Aktit për Rrjetet e Sigurta të Shteve të Bashkuara të Amerikës .
Ndalimi i paisjeve të prodhuara nga kompanitë në vijim, duke përfshirë shërbimet e telekomunikacionit, mbikëqyrjes me video ose të të ofruara nga një subjekt i tillë ose që përdorin pajisje të tilla, janë:

    • Dahua Technology Company 
    • Hikvision Digital Technology Company 
    • Huawei Technologies Company
    • ZTE Corporation
    • Hytera Communications Corporation
    • AO Kaspersky Lab

Po ashtu ndalohen prokurimet të cilat referohen në listën e sanksioneve ligjore të caktuara nga Vendimet e Qeverisë së Kosovës, sipas Vendimeve: 01/64 të datës 25.02.2022 , dhe vendimeve 02/78, 03/78, 04/78 të datës 16.05.2022 , dhe të listuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës: https://mfa-ks.net/sanksionet-ligjore/ 
Kjo listë do të përditësohet vazhdimisht në bazë të vendimeve të Qeverisë ose institucioneve referente ndërkombëtare.







>