KRPP mbajti trajnimin per zyrtarë te MFPT për përdorim te moduleve për menaxhim te kontratave dhe vlerësim te performancës se kontraktorëve përmes e-prokurimit.
KRPP, me dt.28/04/2023, mbajti trajnimin e radhës për përdorim të moduleve për menaxhimin e kontratës dhe vlerësimin e performancës se kontraktorëve përmes sistemit të e-prokurimit, duke perfshire edhe aspektet ligjore ne lidhje me këtë çështje.
Pjesëmarrës ne trajnim ishin 27 zyrtarë te prokurimit, zyrtarë përgjegjës dhe të ngarkuar për menaxhim të kontratave, te autoritetit kontraktues, Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve, të cilëve edhe i ‘u shpërndanë certifikata për pjesëmarrje ne trajnim. Trajnimi u mbajt nga z. Osman Bytyqi, Udhëheqës i Divizionit për Monitorim ne KRPP dhe Trajner ne fushën e prokurimit publik.
Menaxhimi i kontratave ne prokurimin publik, është një faze e rëndësishme ne ciklin e procesit te prokurimit dhe menaxhimit te financave publike ne përgjithësi, andaj ngritja e kapaciteteve te zyrtareve përgjegjës ne këtë fushe, mbetet edhe me tutje njeri nder prioritetet e KRPP.