Njoftim
KRPP, në bashkëpunim me USAID KMI (aktiviteti i USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës) organizuan punëtorinë mbi rishikimin e interpretimit aktual lidhur me listën diskualifikuese (listën e zezë) të operatorëve ekonomik në prokurim publik. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të vlerësohen opsionet që kjo listë të automatizohet, gjë që do të parandalonte automatikisht operatorët ekonomik nga pjesëmarrja në procese të reja në prokurim publik.
Takimi mblodhi palët e interesit, siç janë, OSHP, si institucion që vendosë për listën diskualifikuese, projektin britanik Supporting Public Procurement in Kosovo - KSPP, si dhe organizatën e shoqërisë civile D+ që janë duke monitoruar dhe rekomanduar përmirësime në zbatimin aktual të kësaj liste.
Njëzëri u vendos që automatizimi i kësaj liste të realizohet përmes sistemit të e-Prokurimit bazuar në rregullativën aktuale.