Filloj trajnimi për përdorimin e kriterit te dhënies ne kontratat publike, kriteri TEMF


Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me Zyrën për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe mbështetur nga projekti “KSV 019 Asistenca Teknike në Kontekst të Integrimit Evropian”, fillojë trajnimin tre ditorë për tri grupe të pjesëmarrësve, për përdorimin e kriterit të dhënies së kontratave publike, kriteri -  Tenderi Ekonomikisht më i Favorshëm (TEMF).

Pjesëmarrës në trajnime janë 75  zyrtarë të 38 Autoriteteve Kontraktuese të nivelit qendror dhe lokal.

Trajnimi është duke u mbajtur nga z. Marco Tanferna, ekspert ndërkombëtar me përvojë të theksuar në prokurim publik.

Ligji i Prokurimit Publik (LPP), e lejon përdorimin e kriterit TEMF gjatë zhvillimit të aktiviteteve të prokurimit. Të dhënat statistikore të prokurimit publik në Kosovë, tregojnë se përdorimi i kriterit TEMF nga Autoritetet Kontraktuese​ është duke u përdorur në një përqindje shumë të ulët në totalin e vlerës së kontratave të nënshkruara në prokurim publik ndër vite. Andaj, KRPP, përmes këtij trajnimi dhe trajnimeve të ngjashme në të ardhmen, synon që të forcojë kapacitetet profesionale në prokurim publik dhe të inkurajojë Autoritetet Kontraktuese në mënyrë që të ketë rritje dhe përdorim sa më të drejtë të këtij kriteri në dhënien e kontratave publike në Kosove.

Kjo është faza e parë e trajnimit për përdorim të kriterit TEMF, derisa KRPP, këtë vit do te vijoj të mbajë trajnime të njëjta, për zyrtaret e Autoriteteve Kontraktuese të cilët nuk janë të përfshir në këtë fazë te trajnimit.





>