FILLIMI
RRETH NESH
LEGJISLACIONI
MANUALET
INFORMACIONE
TRAJNIMET
RAPORTET
KONTAKTET
Login -
Login
Shqip
Shqip
Srpski
English
×
Modal Header
Some text in the modal.
Njoftim për mbajtjen e Trajnimit për programin e nivelit te Avancuar Profesional në Prokurim publik / 2024
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), do të organizojnë trajnimin për nivelin e avancuar profesional ne prokurim për zyrtarët që janë të pajisur me certifikatë themelore profesionale në prokurim publik, e vlefshme për periudhën 2022-2024.
Periudha e Trajnimit:
Trajnimi do të zhvillohet gjatë muajve Shtator-Tetor 2024, në sallat e IKAP.
Konfirmimi i Pjesëmarrjes:
Për të organizuar sa më mirë grupet e trajnimit, ftohen të gjithë zyrtarët që figurojnë në listën e mëposhtme të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më [datë:28.08.2024], në adresën elektronike të KRPP-së: trajnimet.krpp@rks-gov.net.
Pjesëmarrësit e pa interesuar:
Zyrtarët që nuk konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre do të konsiderohen si të pa interesuar për vazhdimin e trajnimit dhe mundësin e pajisjes me certifikatë te Avancuar.
Detajet e Trajnimit:
Trajnimi për certifikatë të avancuar profesionale në përputhje me nenin 25.5 të Ligjit Nr. 04/L-042 per prokurimin public ,i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, do të zgjasë 10 ditë. Për detaje të tjera, zyrtarët do të njoftohen me kohë nga KRPP.
Në bazë te evidencës se KRPP-se, lista e zyrtarëve të certifikuar (2022-2024) me të drejtë pjesëmarrje në trajnimin e avancuar 2024.
Bashkangjitur gjeni:
Listën e zyrtareve me Certifikate themelore profesionale 2022-2024.
Back
>