Njoftim për funksionalizimin e webfaqes së re të KRPP


Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) njofton të gjitha Autoritetet Kontraktuese (AK), Operatorët Ekonomik (OE) dhe palët e tjera të interesit se, duke filluar nga muaji Janar 2025 të gjitha njoftimet, lajmet, dokumentet, interpretimet, opinionet dhe informacionet e tjera relevante që ndërlidhen me Prokurimin Publik në Kosovë do të publikohen në webfaqen e re: https://krpp.rks-gov.net/Ndërsa, sa i përket platformës eProkurimi, ajo do të vazhdojë të mbetet funksionale vetëm për ofrimin e shërbimeve për përdoruesit e saj, si vegëz në web faqen e re.Për çdo informacion tjetër, nga tani e tutje ju lutem vizitoni faqen zyrtare të KRPP-së, ku do të mund të gjeni të gjitha informacionet dhe materialet e nevojshme.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!


Me respekt,
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik /Public Procurement Regulatory Commission
Adresa: Sheshi Nënë Tereza, 10 000, Prishtinë
Web: https://krpp.rks-gov.net/
Platforma: www.e-prokurimi.rks-gov.net

>